Pas vendimit të Apelit, Alibeaj të hënën pritet të regjistrojë PD-në në KQZ, Meta 'varka e shpëtimit' për Berishën

Se kush do qëndrojë brenda selisë blu, tempullit të demokracisë për të cilën Sali Berisha luftoi me forcë ta marrë, është fare pak e rëndësishme në kontekstin aktual politik. Gjithçka vërtitet rreth vulës së partisë, e domosdoshme për të hedhur hapin serioz politik në rikthimin e opozitës në betejën për votat e elektoratit më 14 maj.

Me zhbërjen e vendimit të Agron Zhukrit, që rrjedhimisht rrëzoi të gjitha strukturat e ngritura nga Sali Berisha në kuvendin e tij të 11 dhjetorit, vula e partisë i mbetet strukturave të mëparshme që la Lulzim Basha pas dorëheqjes, pra grupimit Alibeaj.

Fushë-beteja mes dy kampeve tashmë është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por Sali Berisha ka kohën në disfavor pasi edhe me rekursin ndaj vendimit të Apelit, humbet afatin për të regjistruar partinë në KQZ, 6 marsin. Këtë hap pritet ta hedhë përfaqësuesi ligjor i PD-së së Alibeajt që paralajmëroi pas seancës së gjatë maratonë të gjykatës të premten në mbrëmje, se do të dorëzojë gjithçka brenda së hënës.

Të dyja palët deri më tani kanë nisur prezantimin e kandidatëve për kryebashkiakë, Alibeaj nga një anë, dhe Berisha disi më i tërhequr në publik pasi ia ka lënë Ilir Metës të dalë në krah të kandidatëve të primareve.

Ende pa një vendim se si do të arrijnë deri te regjistrimi në KQZ, Berisha do t’i mbledhë kandidatët e tij të dielën në selinë blu.

Një mundësi e ka të hapur, me aleatin e tij Ilir Metën, që kërkesën për të regjistruar Partinë e Lirisë për zgjedhjet lokale të 14 majit e bëri ende pa pritur vendimin e Apelit për vulën e PD. Pra shansi i parë i Berishës është që kandidatët e primareve t’i regjistrojë nën siglën e një koalicioni të Partisë së Lirisë me parti të tjera aleate.

Një alternativë e tillë mbështetet nga Nard Ndoka i Partisë Demokristiane dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së, me të cilin Berisha ka firmosur një marrëveshje politike për kandidatë të përbashkët.

Ajo që Berisha kundërshton është që kandidatët e primareve të regjistrohen nga vula e Alibeajt, siç propozojnë disa deputetë të grupimit tjetër.

‘Askush të mos mendojë se ne do mposhtemi nga armët e Edi Ramës.’- tha Berisha, pa smbledhjes së kryesisë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 04/03/2023 18:52

    Si mundet te regjistrohet nje kandidat kur emri i tij nuk dergohet ne kqz nga kryetari i nje force politike sic e kerkon ligji i shtetit shqiptar. Do ishte shkelje flagrante nga ana e kqz nese do regjistronte kandidatet e alibeajt qe nuk perfaqson asgje sepse do i hapte rruge dhe precedentit te nxjerrjes jashte loje te kryetareve te partive... Fjala vjen nese do shkonte taulamt balla te regjistronte kantidatet e vet pa ja ndjere hic per ramen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës