Duket se tashmë e ka rradhën Emir Lenjani futbollisti i kombëtares shqiptare i cili ka në plan ti jap fund beqarisë.
 
Pas dasmës së Granit Xhakës,  27-vjeçari Lenjani, e ka kaluar marrëdhënien e tij në një tjetër stad.
 
Këtë lajm të mirë, nuk na e ka dhënë vetë fubollisti, por e kanë zbuluar fansat e tij.

Kanë mjaftuar disa foto të publikuara nga ai në rrjetet sociale që të "vërshonin" komentet e shumta që i uronin çiftit "trashëgime".

Por konfirmimi sigurisht duhet të na vijë nga futbollisti.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com