TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf.
Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe nisi në orën 16:00 e përfundoi në 17:00. Ky takim vjen një ditë pasi Basha u takua me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim lidhur me ecurinë e Reformës Zgjedhore, për të cilën kryedemokrati dha premtimin se do bëjë gjithçka për ta mbyllur atë në 31 maj.
Mendohet se kjo reformë është edhe fokusi i takimit të Bashës me Zingraf ditën e sotme. Ndërkohë, në orën 18:00, Basha u takua me ekspertët e Reformës Zgjedhore.
Pas takimit me ekspertët e Reformës Zgjedhore, në selinë blu kanë mbërritur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili, i cili është anëtarë i Këshillit Politik.