Rama mbledh Kryesinë e PS: Analizë dhe asamble brenda korrikut, Komision Hetimor për shkarkimin e Metës

Tre ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ku Partia Socialiste e Shqipërisë fito 60 bashki, kryeministri Rama mblodhi në seli kryesinë e kësaj partie. 

"Do të kemi mbledhje dhe analiza me asambletë e PS-së në çdo bashki. Diskutim për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të rinj. Pas këtij procesi do të ketë mbledhje asambleje brenda Korrikut" mësohet se ka thënë ai.

Ndërkohë në mbledhjen e Kryesisë së PS është diskutuar edhe për hapat që do të ndërmerren për shkarkimin e Presidentit. Të hënën pritet të ngrihet edhe komisioni hetimor që do të përcaktojë nëse Presidenti Meta ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës me dekretin e nxjerrë për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit që në fakt u kryen pa incidente. Nëse Meta rezulton 'fajtor' atëherë do të vijohet me procedurat e mëtejshme për shkarkimin e tij.

Kujtojmë që ditën e djeshme presidenti, Ilir Meta bëri një propozim nga ana e tij për t'i dhënë një mundësi zgjidhje ngërçit politik të krijuar nga opozita. Meta propozoi që më 13 tetor Shqipëria të futej në tre palë zgjedhje, ato të përgjithshme, lokale si dhe ato për president.

Deri më tani kryeministri Rama nuk ka patur reagim zyrtar për propozimin e Metës, ndërsa për zgjedhjet lokale të cilat u mbështetën nga BE dhe SHBA dhe që u organizuan në mënyrë paqësore, pritet të jepet 'vula' e fundit nga OSBE/ODHIR edhe pse një këndvështrim i përgjithshëm u dha ditën e djeshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 03/07/2019 11:58

    A ju vjen turp z. RAMA ku e quat PS-ne???? E katandiset ne 21% duke futur ketu votat qe moren te panvarurit dhe votat e pavlefshme dhe te Bindjes PS nuk eshte as 12%. Turp per Ju. Sakrifikuam per agte parti ne kohen me te veshtire. Shoket tane kan mbetur te paralizuar dhe sot nga policia e Berishes vetem te mbanin gjalle idealet e majta. Turp per Ju qe krenoheni me Spiropallen e Damianin e Taulant . Turp

    Përgjigju
    • Matematika shkence e veshtire per Likun: 03/07/2019 18:10

      Liku ti duhet te jesh nga ata "socialiste" qe mendojne 7X7=42. Keshtu o Lik matematicieni. Lol...

  • www.youngtribune.com: 03/07/2019 10:18

    Votat deshe dhe votat te dha populli kryeminister. Tani vazhdoni punen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi