Dëshmi rrënqethëse vijnë nga pasagjerë që ndodhen akoma në tragetin “Norman Atlantic", i cili prej orës 04:30 të mëngjesit

Ata tregojnë situatën e vështirë në të cilën ndodhen, ndërsa thonë se ndodhen në bashin e tragetit, tregojnë se rrezikohen nga flakët, temperaturat e ulta, asfiksimi, apo edhe nga mbytja e mundshme e anijes.

Në varësi të pozicionit ku ndodhen vijnë edhe dëshmi të ndryshme, që në pamje të parë duken kontraktitore. Në një dëshmi thuhet se po vdesin së ftohti, ndërsa në një pasagjer tjetër thotë se po digjen.

Në tragetin italian “Norman Atlantic”, ndodheshin 478 persona në bord, ku mes të cilëve ishin edhe 25 shqiptarë. 

Stiliaras: Po vdesim së ftohti, zjarri po përhapet gjithandej 
Një ferr me zjarr. Pas kaq orësh vuajtje në bordin e tragetit të përfshirë nga flakët vijnë dëshmitë të tjera: “Jemi jashtë mbi urë, po vdesim nga i ftohti e po asfiksohemi nga tymi, zjarri po përhapet gjithnjë e më shumë.” Ky është rrëfimi dramatik i dhënë drejtpërdrejt në televizionin Grek Mega Channel nga pasagjeri grek Yorgos Stiliaras, i cili shton se: “Dyshemeja është e nxehtë, njerëzit dridhen dhe kolliten. Nuk dihet nëse do ja dalim dot.”



Patheodosiou: Do të digjemi së minjtë
Një thirrje e dëshpëruar për ndihmë: “Anija është anuar, jemi në rrezik, do të digjemi si minjtë, nuk e di edhe sa do mund të rezistojmë” vazhdon më tej Nikos Patheodosiou, një nga të mbeturit në det që u kërkon me dëshpërim shpëtuesve që “të nxitojnë, përndryshe nuk do mund të bëjnë më asgjë për jetët e tyre”.

Papadhosiu: Po fillon një natë tmerri, anija është anuar 
“Ju lutem na ndihmoni, po fillon një natë tmerri. Anija po peson çarje dhe është anuar. Nuk kemi ku të mbahemi dhe as nuk mund të mbushemi me frymë nga tymi , ju lutem mos na braktisni po kalojme momente tmerri,”- shprehet pasagjeri Nikos Papadhosiu. 

Bashkëshortja e kapitenit të “Norman Atlantic”: Asnjë lajm prej tij, por do t’ia dalë
“Nuk kam dëgjuar asnjë prej tij që dje. Jam përpjekur të flas me të që në mëngjes, por ka qenë e pamundur. Padyshim që jemi në ankth, jam këtu së bashku me vajzën time përballë televizorit duke pritur lajme, ashtu siç kushdo tjetër. Asnjë nuk ka kontaktuar me në deri tani”. Kjo është dëshmia e Paolës bashkëshortes së kapitenit Argilio Giacomazzi, të tragetit të përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët “Norman Atlantic”, Ndonëse me gjysmë zëri ajo shprehet se bashkëshorti i saj është mjaft i zoti dhe di t’ia dalë mbanë.