Kushdo që udhëton jashtë Shqipërisë me destinacion vendet e Europës i di mirë rregullat dhe dokumentet që duhet të ketë. Veçanërisht kush udhëton në kohë pandemie, rregullat për të bëhen akoma dhe më strikte, ku më e rëndësishmja është vërtetimi se nuk je i infektuar nga covid-19. Këtë e dinte mirë dhe Sh. V, një shqiptar që ka fituar shtetësinë holandeze duke qenë se prej shumë vitesh jeton në këtë shtet.
Por nuk ka mjaftuar pasaporta europiane për të, ai është grindur me policët e Rinasit dhe mollë sherri ka qenë bashkëshortja e tij nga Fieri me të cilën do të udhëtonte jashtë Shqipërisë. Sipas denoncimit të policëve që gjendeshin në shërbim SH. V do të udhëtonte në itinerarin Rinas-Bruksel-Belgjikë me linjën ajrore Jet Air. “Por bashkëshortja e shqiptaro-holandezit nuk i plotësonte kushtet për të udhëtuar veçanërisht kushtet për shkak të pandemisë. Nuk faktonte që posedonte një certifikatë që ishte gruaja e Vokrit”, kallëzon polici pranë komisariatit të Rinasit. Burimet e gazetës Si hedhin dritë mbi detaje të tjera të këtij sherri në kufirin shqiptar në aeroportin e Rinasit.
“Detyra ime ishte të kryeja check in e pasagjerëve, t’u kontrolloja dokumentacionin e udhëtimit dhe dokumentet shtesë për shkak të pandemisë. Në rastin konkret gruaja mund të udhëtojë me bashkëshortin, i cili është i pajisur me pasaportë shengen, por duke paraqitur një certifikatë martesore që vërteton se ata janë burrë e grua me njëri-tjetrin. Unë kërkova certifikatën familjare, gruaja komunikoi me dikë që t’i sillnin certifikatën. Ndërkohë aty u afrua i shoqi dhe filloi duke bërtitur pse nuk bëni check in pa certifikatë dhe në atë moment filloi të më shante dhe të më ofendonte”, thotë efektivja kufitare me inicialet G. H.
Bashkëshorti i inatosur sipas këqyrjes së kamerave dhe dëshmive të mbledhura pas incidentit ka kanosur “nuk e keni të gjatë o k…., nuk keni ctmë bëni, jeni mbledhur një tufë k,,, mbajeni mend çdo ju bëj o sh…….”.
Në nerva e sipër bashkëshorti i inatosur rezulton të ketë gjuajtur me grushte xhamin pas të cilit qëndrojnë policët dhe më pas e ka thyer atë.
“Lajmërova supervizoren, i thashë pasagjerit të qetësohej pasi në këtë gjendje nuk mund të udhëtonte. Por ai vazhdonte sërish, duke më sharë dhe ofenduar dhe tërhoqi vëmendjen në mes të terminalit. Dua të them se gruaja që deklaroi se ishte bashkëshortja e tij nuk reagoi në asnjë moment dhe gjatë gjithë kohës ruajti qetësinë”, kujton policja në shërbim.
Policia bën me dije se ka marrë në pyetje edhe supervizoren që tregon se çfarë dëgjoi ajo gjatë konfliktit.
“Ai pasagjeri mu drejtua mua me fjalët – që të gjithë jeni b….. dhe nuk keni ctë bëni po fare. Nuk jemi në komunizëm që mos tna lejoni të udhëtojmë”, e përshkruan pasagjerin e inatosur punonjësja me inicialet O. A.
“Me këtë pasagjer ishte e pamundur të komunikoje, mësova se ai kishte pasaportë holandeze dhe donte të merrte gruan e tij në Holandë, e cila ishte vetëm me pasaportë shqiptare por nuk kishin certifikatë familjare gjë që duhet tani në kohë pandemie për ta identifikuar që ajo ishte gruaja e tij”.
Në mes të britmave dhe sharjeve, efektivët e rendit janë afruar pranë shqiptaro-holandezit dhe i kanë kërkuar të shkonin së bashku në komisariat.
“Gruaja i lutej që të qetësohej, dhe e vënë në siklet na kërkonte herë pas here falje, por ai u nxeh më tepër. Kur komunikova me eprorin në telefon ai më tha- tu refuzohet udhëtimi për shkak të sjelljes së padisiplinuar”, rrëfen agjentja pranë kolegëve të saj.
Në përfundim policia ka mbajtur shënim denoncimin për kanosje të efektivëve të policisë, ndërkohë që çifti e humbi udhëtimin dhe do ti duhet sërish të presë një biletë tjetër./Si
Edhe mua me ka ndodhur një police ezmere shumë vrer komunikim por si natyre qetë që jam e kalova lehte pa problem
Përgjigjudhe tek un ka ndodhur dicka e ngjashme ku polici bente pyetje idiote qe skane te bejne me udhetimin ato duhet te bejne staf te ri qe e ben ate pune. shqiperia nuk behet i lumtur qe prej kohesh jam larg
PërgjigjuCertifikata duhet ne radhe te pare per te vertetuar qe nuk kemi te bejme me trafik njerezish,ne radhe te dyte duhet pasi gruaja po udhetonte me nje shtetas /te huaj/si bashkshorte e tij,por nuk kishte dokument qe ta vertetonte.Kam qene deshmimtare para disa vitesh,kur po kaloja kufirin tokesor,i nje situate te ngjashme.Nje grua e moshuar po udhetonte me nusen dhe nipin e vogel dhe i ndaluan ne kufi, se nipi nuk kishte dokument qe te vertetonte ,qe kishte lidhje me dy grate dhe me duket se kerkohej dhe leje nga babai i tij ,per udhetimin.Oficeret e kufirit kishin dyshim per trafik,rrembim,ose marrje te femijes pa lejen e njerit prej prinderve.Grate i mbajten per nje kohe te gjate ne kufi,derisa u sqarua gjithecka.Personalisht mendoj qe s'ka asgje te keqe t'i kesh keto dokumente me vete,por duhet qe oficeret e kufirit si dhe agjensite e udhetimeve,biletave duhet t'i informojne udhetaret per kushtet qe kerkohen.C'fare duhet e s'duhet,c'fare lejohet e s'lejohet,dhe te gjitha te jene te shenuara ne broshurat qe shoqerojne biletat.
PërgjigjuTe gjith pononjesit e policis te rinasit jan te paafte ne detyren e punes ,duhet nje zvendesim rrenjesor ne aeroport se kan fillu pune me partit ,flas nga pervoja qe pata para nje muaji ne rinas ,o zot sa te trash jan ato te cekinit edhe punonjesit e policis injorant..ne fund me kerkuan falje per gabimin qe po benin ..po cedo faljn e tyre se me prishen nga trut e kokes..duhet te pushohen nga puna te gjith se jan injorant po e perseris injorant..!
PërgjigjuJam dakort qe te udhetosh nga nje shtet ne tjetrin duhet dokumenti mjekesor qe nuk je i infektuar me Covid-19, por nuk e kuptoj pse duhet certefikata e martese, shkaktare e ketij icidenti eshte punonjesa e sherbimi kufitar se kushdo te kishte qene ne vendin e ketij udhetari ne kete menyre do te kishte vepruar , per carsye duhet treguar certifikata e marteses duhet te jesh patjeter i martuar qe te kalosh kufirin. Cudirat ne kete toke te bekuar nuk paskan te mbaruar.Ja se si sperdorohen taxat e shtetasve shqiptare , tani shteti do te duhet te paguaj biletat e avionit nese keta udhetare kane humbur avjonin, jo mer jo nese ata kane humbur avjonin biletat tja paguajne policja e sherbimit dhe drejtuesit te saj, qe here tjeter te mos perseriten keto ngjarje, duhet te vendosni ne pune njerez te kualifikuar, se me sa kam vene re, ka disa police te sherbimit kufitare qe nuk dijne te shkruajne as emrin e tyre ne kompjuter e jo me te bejne verifikime dhe paaftesia e tyre ben qe te qendrosh ne rradhe per shume minuta saqe nganjehere udhetaret humbasin durimin.....
PërgjigjuHajte veqe ne Maqedoni dhe shaje policine le ma ne Evrope nuke dele preje burgut per 6 muje Shtetasite Shqiptare nuke lejohen te udhetojne ne Evrope Policia ka qene shume bashke punuse me personin se me ni gjartefikate familjare kishte vertetuare si ashte gruja e ti pore me ket si ka ba eshte shume shume qeste i keqe
Polici qenka vertet "polic".Ne,qeveria jone ka krijuar "e albania" ku polici me nje klik mund te shikonte kete gje...Ky dokumenti i marteses me duket vertete interesant per Shengenin: Mashkujt mund te udhetojne dhe femrat joooo!?
PërgjigjuPo zoteri po nuk ishte polic ajo qe i kerkonte certifikaten e marteses ishte thjesht nje puntore cekinin ....ne qofte se polici shtetit shqipetare do ti kerkonte certifikat martesore do ti jepej direkt informacioni edhe nuk do te reagonte ne kete mynyre Ne qofte se qeverria jote punon ne kete mynyr nuk qke shanse te marresh as nji vote nga fisi zoteris flm