KORÇE - Vazhdon në qarkun e Korçës emigrimi i paligjshëm drejt shteteve fqinjë dhe kryesisht Greqisë. Pavarësisht liberalizimit të vizave, janë me dhjetëra klandestinë që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin me shpresën e gjetjes së një pune në shtetet fqinjë.
Sipas informacioneve zyrtare nga dogana e Kapshticës, vetëm javën e fundit nga policia greke janë kapur 12 klandestinë në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin, në mungesë të pasaportës biometrike, të cilën një pjesë e shtetasve të kthyer nuk kanë mundur ta nxjerrin për shkak dhe të çmimit të saj të lartë.
Pavarësisht se edhe shtetet fqinjë po përballen me një krizë ekonomike dhe papunësie, shifrat e shtetasve klandestinë tregojnë qartë se qytetarët shqiptarë shohin më tepër mundësi për t’u punësuar jashtë vendit.
Por klandestinët nuk janë të vetmit të kthyer në doganën e Kapshticës. Atyre u shtohet dhe një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë të kthyer, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian, duke tejkaluar afatin e qëndrimit deri në dy javë, një pjesë e tyre në dijeni e pjesa tjetër në mungesë informacioni të rregullave.
Pjesa më e madhe e shtetasve të kthyer vijnë nga Greqia, ku kanë qëndruar përtej afatit të lejuar. Po sipas burimeve zyrtare nga dogana e Kapshticës, janë 25 shtetas të kthyer çdo ditë në doganë për këtë arsye, të cilët veç kthimit gjobiten me vlerën 600-1200 euro si dhe ju ndalohet e drejta e hyrjes për në vendet e BE-së për pesë vjet si shkelës të rregullave të Shengenit.
(da.is/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com