Pasaportat më të fuqishme dhe më të 'këqija' në botë për vitin 2022...po Shqipëria?

Pasaportat më të fuqishme dhe më të 'këqija' në botë për vitin 2022...po Shqipëria?

TIRANË- Dy vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të mirë për askënd jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe për të realizuar një nga dëshirat që dominon te të gjithë, udhëtimet. Duke mos marrë parasysh kufizimet që janë vendosur tani si rezultat i COVID-19, CNN sjell listën e pasaportave më të fuqishme në botë, ku lista kryesohet nga Japonia dhe Singapori. Të pasurit këtë pasaportë mund të jesh në gjendje që të udhëtosh teorikisht në 192 destinacione. Koreja e Jugut është e barabartë me Gjermaninë në vendin e dytë (me një rezultat prej 190) dhe Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja janë të gjitha së bashku në vendin e tretë (me rezultatin 189).

Vendet e BE-së dominojnë në krye të listës si zakonisht, me Francën, Holandën dhe Suedinë që ngjiten nga një vend për t'iu bashkuar Austrisë dhe Danimarkës në vendin e katërt (me një rezultat 188). Irlanda dhe Portugalia janë në vendin e pestë (me 187 destinacione pa viza).

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat mbanin vendin e parë së bashku në vitin 2014, kanë rifituar terren. Ata janë ngritur në vendin e gjashtë, së bashku me  4 shtetet e tjera Zvicra, Norvegjia, Belgjika dhe Zelanda e Re.

Në numrin 7 qëndron Australia, Kanadaja, Çekia, Greqia dhe Malta. Vendet e Evropës Lindore përbëjnë pjesën tjetër të 10-shes së parë. Hungaria dhe Polonia janë ngjitur në vendin e tetë, Lituania dhe Sllovakia janë në vendin e 9-të dhe Estonia, Letonia dhe Sllovenia janë në vendin e dhjetë.

Shqipëria? Nuk rezulton në TOP-10.

Po pasaportat për "të këqija"? Ajo që qëndron në fund është pasaporta e Afganistanit.

104. Koreja e Veriut (39 destinacione)

105. Nepali dhe territoret palestineze (37)

106. Somali (34)

107. Jemeni (33)

108. Pakistan (31)

109. Siri (29)

110. Irak (28)

111. Afganistan (26)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë