Grupi terrorist ISIS ka vjedhur dokumente identifikimi të shumë shtetasve perëndimorë, duke përfshirë ata të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas raportimeve të një televizioni në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, janë gjetur shumë dokumente në një zyre të grupit terrorist në Siri. Së paku dy pasaporta të Kosovës dhe 6 letërnjoftime shikohen në një kronikë televizive.

Gjithashtu, një numër pasaportash të shtetasve shqiptarë dhe karta identiteti janë në duart e ISIS.

Pasaportat, ku nuk mungojnë edhe ato të qytetarëve nga vende të BE-së dhe SHBA-ve, janë vjedhur dhe pjesëtarë të ISIS-it i përdorin ato për udhëtuar në vende të ndryshme. 

Ndërkohë ekspertët e sigurisë në SHBA dhe BE, po i shqetësohen këtij fakti pasi mendojnë se ato mund të falsifikohen dhe terroristët e ISIS mund të mbërrijnë shumë lehtë në vendete perëndimore apo SHBA.

isis

isis

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)