Garda Revolucionare deklaron edhe një herë se nëse ushtria terroriste amerikane kalon vijat e kuqe, përgjigja e tyre do të shtrihet përtej rajonit.
Ata thonë gjithashtu se do të godasin infrastrukturën e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të ndërprerë furnizimet e rajonit me naftë dhe gaz për vite me radhë.
"Nëse ushtria terroriste amerikane kalon vijat e kuqe, përgjigjja jonë do të shtrihet përtej rajonit. Ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi iniciatorët e sulmeve kundër objektivave civile, por nuk do të hezitojmë të hakmerremi kundër sulmeve frikacake ndaj infrastrukturës civile.
Partnerët e Amerikës në rajon duhet ta dinë gjithashtu se deri më tani kemi ushtruar përmbajtje të madhe në emër të fqinjësisë së mirë dhe kemi pasur rezerva në zgjedhjen e objektivave për hakmarrje, por tani kjo gjë ka përfunduar", thuhet në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Ultimatumi ndaj Iranit, Trump: Sonte mund të shuhet një qytetërim i tërë! SHBA mohon një sulm bërthamor! Pasdaranët: Periudha e moderimit ka përfunduar











