Pashkët, Basha shmang Metën,
shtrëngon duart me Ruçin/ Video

Pashkët, Basha shmang Metën,<br />shtrëngon duart me Ruçin/ Video
Ringjallja e Krishtit dhe kremtimi i kësaj feste të shënuar për besimtarët ortodoksë, katolike e ungjillore ka bashkuar në urime e dhe drejtuesit e politikës në vend.
 
Presidenti i Republikës Bujar Nishani në mesazhin drejtuar besimtarëve të krishterë shprehët se kjo ditë e shënuar e ripërtëritjes së besimit, na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e veta.
 
Ndërkaq kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë besimtarët përmes një fotoje të një ikone të besimit të krishterë, që tani është pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri.
 
Mesazhi më i drejtpërdrejtë për politikën në këtë ditë erdhi nga kryetari i kuvendit Ilir Meta, i  cila tha se festa e pashkëve duhet të shërbejë si një mundësi për dialog, e këtu iu referuar edhe mesazhit të papa Françeskut me rastin e pashkëve.
 
Ndërsa politikanët u ndalën në pritjen e organizuar nga kisha Ortodokse në Tiranë, pati edhe moment kur politikanë të majtë e djathtë nuk e shmangën shtrëngimin e duarve.

Kështu shtrëngim duarsh u pa me kamera mes kryedemokratit Basha dhe kreut të grupit të PS Gramoz Ruci, ndërsa drejtori i RTSH ndonëse ishte në të njëjtën dhomë ku ishte dhe kreu i PD, nuk u pa një shtrëngim duarsh mes tyre, kjo pas deklaratave të forta të Bashës në drejtim të Thoma Gëllçit disa ditë më parë te çadra e protestës.

Dialogu dhe komunikimi në politikë u artikulua edhe nga ministrja e mirëqenies sociale Olta Xhacka dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
 
Por ndërsa nga e majta urimet u përcollën edhe për dialog e bashkëpunim, Basha zgjodhi të përcjellë urim për të gjithë shqiptarët në një ditë shprese sikur tha ai , por pa u ndalur te dialogu politik.
 
Ndërsa orari i pritjeve në kishën ortodokse ishte parashikuar në të njëjtën kohë për kryetarin e kuvendit Meta dhe për kryetarin e PD, Basha, ky i fundit ka pritur disa minuta deri sa ka dalë nga takimi Meta, e kjo gjë vjen përmes pamjeve kur makina e kryedemokratit ndizet sapo kalon e ajo e kryetarit të Kuvendit largohet.
 
basha ruci
Basha-Ruçi shtrëngojnë duart në kishën Ortodokse për Pashkët

basha ruci
Majtas makina e Bashës që pret largimin e Metës pranë Katedrales

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Final 4/ Egnatia dhe Vllaznia 'shterpë' në 'Air Albania', rrogozhinasit gjejnë Partizanin në finalen e Superligës

Final 4/ Egnatia dhe Vllaznia 'shterpë' në 'Air Albania', rrogozhinasit gjejnë Partizanin në finalen e Superligës