Pak orë para festimit të Pashkëve  krerët e kishave të krishtera në vend urojnë besimtarët si dhe kërkojnë më shumë dialog  drejtuar politikanëve në vend.
 
Besimtarët e krishterë, anë e kënd botës festojnë pashkët në mbrëmjen e stome si dhe gjatë ditës së nesërme. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastas Janullatos ka bërë edhe urimin për besimtarët.
 
Le të kremtojmë pashkën duke ripërtërirë marrëdhënien tonë personale me Krishtin. Le të jetojmë çdo ditë më ngazëllimin paskal, i cili nuk e injoron realitetin e ashpër të jetës, por e tejkalon dhe e transformon me fuqinë e Krishtit.
 
Ripërtëritja që buron që buron prej ngazëllimit paskal le të jetë aspiratë dhe përkujdesja jonë. Krishti u ngjall. Gëzuar Pashkët
”.
 
Më shumë dialog dhe mirësi, drejtuar jo vetëm besimtarëve, por edhe politikanëve të vendit,  ky ka qenë mesazhi i imzot  Gjergj Frendo.
 
Në kremtojmë Pashkët cdo vit, por natyrisht e kremtojmë me një situatë të ndryshme. Edhe gjatë këtyre ditëve u lodhëm duke dëgjuar lajme të këqija. Kush mund të na dhurojë pakëz shpresë?
 
Është po ai Krisht që me ngjallen e tij kishte të njëjtën urim, paqja me ju. Në emër të Krishtit dëshiroj t’u komunikoj të gjithë politikanëve, që rruga për zgjidhjen e krizës qëndron vetëm te dialogu. Nga zemra iu uroj paqen dhe gëzimin e Krishtit
”.
 
Edhe Imzot Angelo Massafra nga Shkodra, pasi uroi besimtarët theksoi se “Nuk mund ti harrojmë të gjitha ato situata vuajtje dhe dhimbje që presin shërbim dhe që na përkasin, të krishterëve dhe atyre që nuk janë. Luftëra, përndjekje dhe shkatërrime mjedisore janë në rendin e ditës, por ngjallja e Jezusit mund të jetë për të gjithë arsye shprese