Pashkët në Gjirokastër ndryshe nga çdo vit tjetër! Katedralja me karriget bosh, tingujt e këmbënave njoftojnë Ringjalljen e Krishtit (VIDEO)

Ringjallja e Krishtit, festa më e rëndësishme në kalendarin ortodoks, ka qenë ndryshe nga vitet e tjera në Gjirokastër. Në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, veçse prezencës së dy klerikëve që mbanin meshën për ata pak besimtarë dhe shërbyes të kishës, askush nuk guxoi që të thyente rregullat e vetëkarantinimit për t’iu bashkuar ceremonisë.

Gjithçka ka qenë e qetë dhe hapësira në brendësi të katedrales ishte e bollshme me karriget bosh dhe me një sallë të vetmuar që më kot zëvendësonte korin e munguar në të tilla raste, por që në një rast të jashtëzakonshëm zgjedhje tjetër nuk kishte.

Meshën e ka drejtuar At Dhionizi me At Theodhorin në dy gjuhë në greqisht dhe shqip për respekt edhe të besimtarëve minoritarë që gjenden në Gjirokastër dhe Dropull.

Ceremonia kulmoi me tingujt e fuqishëm të kambanave që simbolizon ardhjen e ditës së re që përkon me ditën e Ringjalljes së Krishtit. Kjo e shoqëruar edhe me ndezjen e qirinjve që simbolizon dritën dhe shpresën për të gjithë dhe çukitjen e vezëve të kuqe.


Lajmi kryesor:

COVID-19 boshatis kishat, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët! Janullatos: S'duhet që virusi t'na gjunjëzojë, do fitojë solidariteti mbarënjerëzor


G.M./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025