Frika nga sulmet terroriste dhe thirrjet për destabilitet detyrojnë Policinë e Shtetit të rrisë masat e sigurisë në kisha dhe institucione të rëndësisë së vecantë gjatë ditëve të pashkëve. Masa shtesë dhe në akset rrugore e pikat e kalimit kufitar.
Si rrallëherë, në kuadër të festës së Pashkëve, Policia e Shtetit njoftoi sot se ka marrë masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se është hartuar një plan masash i veçantë në bazë të së cilit do të shtohen prezenca policore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale, në objektet fetare si dhe në ambientet ku do zhvillohet festa e pashkëve.
Shtimi i masave të sigurisë është bërë dhe për të parandaluar ngjarjet me karakter terrorist.
Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.
Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata.
Me tej ne njoftim, Policia e Shtetit uron të gjithë të krishterët, Gëzuar Pashkët dhe siguron ata dhe të gjithë qytetarët se ka kapacitete të mjaftueshme në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në çdo fushë që mund të shfaqet ajo.
Një ditë më parë ishte Ambasada amerikane në Tiranë që vuri alarmin se ngjarja të mundshme terroriste mund të ndodhin dhe në Shqipëri me rastin e Pashkëve.
[gallery]21819[/gallery]
Ambasada e SHBA: Mund të ketë sulme terroriste gjatë Pashkëve
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e saj që jetojnë në Shqipëri, që të bëjnë kujdes gjatë festës së Pashkëve këtë fundjavë.
Në një njoftim të bërë publik këtë të enjte, ambasada u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të bëjnë kujdes pasi terroristët mund të sulmojnë me rastin e festave kishat, vende të tjera të adhurimit, qendrat për këmbësorë, arena sportive, sallat e koncerteve, dhe tubimet publike.
Ambasada amerikane iu tregon qytetarëve të saj një udhëzues si të veprojnë nëse do të ketë sulme.
Por të ashpra kanë qenë dhe thirrjet nga cadra e protestës ku ka pasur dhe thirrje Ndërkohë mbrëmjen e djeshme situata precipitoi dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku protestuesit e PD hodhën flakadanë e tymosëse në drejtim të kryeministrisë.
Pas thirrjeve të Berishës, sulm kryeministrisë me flakadanë
Vetëm pak orë pasi ish-kryeministri Sali Berisha ashpërsoi tonet nga çadra, protestuesit kanë hedhur flakadanë drejt kryeministrisë.
Arsyet e këtij gjesti ende nuk janë konfirmuar, por siç shihet, situata tensionohet vetëm pak orë pas fjalimit të Berishës, i cili theksoi se kryeministri Rama nuk ka ndërmend të largohet nga qeveria ndaj dhe duhet ta qërojmë.
“Edi Rama nuk jep, dorëheqjen por ne duhet ta qërojmë që andej”- deklaroi dje në çadër ish-kryeministri.
/Shqiptarja.com

VIDEO