Në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan është shënuar pasditen e sotme ngarkesë në trafikun e automjeteve.

Trafiku është rënduar nga shtimi i udhëtarëve që shkojnë drejt destinacioneve të ndryshme për të festuar Pashkët.

Sipas pamjeve nga Report Tv, shihet vargu i gjatë i automjeteve.

Policia ka shtuar efektiv për të menaxhuar situatën e trafikut të rënduar.