TIRANË- Pas publikimit të numrave nga Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duket se Sali Berishën e "ka zënë frika" për 11 dhjetorin, për këtë arsye ka hartuar edhe një pyetje në Facebook, ku kërkon që konfirmojë se sa do të jetë pjesëmarrja. Megjithatë, duhet theksuar se jo të gjithë, ose të paktën një pjesë e mirë e miqve online të ish-kryeministrit janë delegatë të Kuvendit Kombëtarë të PD.

"Sa nga ju do të jeni pjesëmarrës në Kuvendin madhështor, nesër? Na tregoni në koment", shkruan Berisha.

Berisha ka deklaruar më herët se janë mbledhur mbi 5200 firma, por duket se pas leximit të emrave, është trembur mbi ecurinë e Kuvendit të thirrur prej tij. PD-ja është më e ndarë se kurrë me 2 Kuvende të thirrura, një nga Berisha dhe një tjetër nga Basha.

Postimi i Sali Berishës