Bardhi: 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 dhjetor! Thuajse identike sa 'firmëtarët' e Berishës! Te cili do të shkojnë demokratët? (VIDEO)

TIRANË- Nëse do të merreshin të mirëqena shifrat e dhëna nga selia blu zyrtare dhe 'Foltorja', atëherë Parti Demokratike më të përçarë nuk është parë në historinë 31 vjeçare të kësaj forcë politike. Mbi 5200 delegatë nga 7621 gjithsej, e kanë të vështirë të zgjedhin mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishën. Sot, numri dy i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë me dije se 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 dhjetor, ndërkohë po mbi 5200 firma ka deklaruar edhe ish-kryeministri Sali Berisha për 11 dhjetorin.

"Anëtarët nuk i kanë hedhur në kosh kartat e anëtarësisë, ato kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në 18 dhjetor. Secili kanë nënshkruar nën prezencën e një përfaqësuesi të partisë pjesëmarrjen, 5259 anëtarë të Kuvendit të Kombëtar, ose 69% e tyre, tha Bardhi në deklaratën nga selia blu.

Vetëm 1126 kanë refuzuar Kuvendin Kombëtar të thirrur nga kryetari legjitim i PD-së, Lulzim Basha teksa 11 kryetarë degësh nuk kanë marrë pjesë në procesin e informimit të demokratëve për 18 dhjetorin, për rrjedhojë, Sekretari i Përgjithshëm, ka bërë me dije se ndaj tyre do të merren masa, që mund të jetë deri në përjashtimin e tyre.

"1126 nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke refuzuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, janë në proces njoftimi, një pjesë janë në emigracion, ndërsa në 11 degë të partisë, duke qenë se nuk janë njoftuar nga kryetarët degëve që nuk janë përfshirë në këtë proces, një raport të plotë dhe do ia kalojë dhe do kërkojmë thirrjen e Kryesisë për të parë vendimet që do marrë për papërgjegjshmërinë e këtyre kryetarëve të degëve", tha Bardhi.  

Këto shifra, sipas tij nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën, por janë plotësuese, duke sqaruar se firmat e Berishës janë dëshirë e delegatëve për të thirrur Kuvendin, e ndërsa firmat e PD-së zyrtare janë konfirmim pjesëmarrjejepër Kuvendin, për të cilin ka vetëm një, ai në 18 dhjetor.

"Ka një dallim dhe një diferencë të madhe mes konfirmimit dhe pretendimin për ekzistencën e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtarë. Për ta vazhduar logjikën që njëra nuk kundërshton tjetrën konfirmimi për të marrë pjesë heqjen dorë nga ajo kërkesë edhe për ata që kanë firmosur për të thirrur kuvendin", u shpreh Sekretari i përgjithshëm.

Sikur të mos mjaftonte përplasja me shifrat, palët interpretojnë ndryshe edhe statutin e Partisë Demokratike. Nesër, në 11 dhjetor Sali Berisha ka paralajmëruar dhe një mocion-mosbesimi për shkarkimin e Lulzim Bashës, por Bardhi thotë se kjo është një kërkesë ilegjitime, e për këtë sjellë edhe argumente ligjore. Për Bardhin, që të bëhet një mocion mosbesimi për kryetarin, kërkesa duhet të vijë në Këshill Kombëtar të PD dhe një gjë e tillë nuk është bërë.

"Mocioni zhvillohet në Këshill Kombëtar të PD dhe nëse këto e miratojnë këtë mocion i kalohet për votim dhe përfshihet në rendin e ditës, por nuk ka pasur një kërkesë të tillë për shkarkimin e Lulzim Bashën", tha ai.

Duke pasur parasysh faktin se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka në përbërjen e tij 7621 delegatë gjithsej, për ta bërë të rregullt kuorumin duhen 3811 delegatë të pranishëm. Nuk dihet nëse ka kaq shumë demokratë që duan të shkojnë te 2 Kuvendet apo firmëtarët e Berishës janë delegatë të cilët thjesht kanë kërkuar që të mbahet një Kuvend. Kjo mbetet për t'u vërtetuar ditën e nesërme se sa prej tyre do të jetë të pranishëm.

Shifrat e deklaruara nga PD zyrtare për 18 dhjetorin
PD ka 7621 delegatë në total 
5259 pro 18 dhjetorit
1126 kundër 18 dhjetorit
Anëtarët që kanë firmosur për 18 dhjetorin sipas qarqeve
Dibër- 352
Korçë- 326
Berat - 287
Lezhë - 258 
Shkodër - 389
Gjirokatsër- 205 
Vlorë - 342
Fier - 508
Durrës - 308
Elbasan - 544
Tiranë - 1326
Kukës - 112
Mbi 5200 delegatë pro 11 dhjetorit (sipas deklaratave të Sali Berishës)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Foltorja e PD reagon për listën e publikuar nga Bardhi: Revolucioni nuk ndalet me falsifikime

1639168596_tetrty.jpg

Në një deklaratë për mediat, zyra për shtyp e Foltores së PD reagoi për listën me emrat e delegatëve të publikuar më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Sipas tyre, kjo listë po denoncohet nga shumë demokratë si e falsifikuar.

" Për javë me radhë demokratët nga gjithë Shqipëria, dege pas dege kanë publikuar me gojën e tyre emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit të parë në historinë e vendit që mblidhet me kërkesën e anëtarësisë.

Sot në një krize paniku në ditën e fundit si kryetar Basha nxori Gaztorin e tij për të lexuar një listë që po denoncohet nga shumë demokratë si e falsifikuar dhe ku duket qartë fryrja fiktive e mandateve të qarqeve krahasuar me Kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqëruar me funksionet e tyre përkatëse, apo se cilës dege i përkasin. E gjitha kjo për të krijuar turbullirë në vend të transparencës me shpresën se do krijojnë konfuzion!

Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgjë nuk mund ta ndalë vullnetin e mijëra delegatëve demokratëve për të marrë pjesë në Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkëpusë përfundimisht Partinë Demokratike nga pazaret Rama-Basha duke ia kthyer atë  demokratëve!

Ftojmë të gjithë demokratët dhe delegatët e Kuvendit të bashkohen në Ditëlindjen e Partisë Demokratike për të dalë nga rrethi vicioz i humbjeve dhe për të nisur rrugëtimin tonë drejt fitores!", thuhet në reagim.

Ora 17:27
Bardhi ftesë Berishës: Hajde në 18 dhjetor dhe diskuto për çështjet që mendon se duhet diskutuar

 

Gazment Bardhi i ka bërë ftesë Sali Berishës që të vijë në 18 dhjetor. Kjo vjen si përgjigje për ftesën që i bëri pak më herët ish-kryeministri.

" Konfirmoj pjesëmarrjen në 18 dhjetor, ftoj dhe Berishën që të parashtrojë edhe çështje që mendon se duhet të diskutohen mes demokratëve dhe e kam si përgjegjësi statusore", tha Bardhi.

Ora 17:21
Zbardhen kryetarët e degëve që kanë dalë kundër Kuvendit të 18 dhjetorit, pritet shkarkimi i tyre

Gazment Bardhi bëri me dije kryetarët e degëve që kanë dalë kundër 18 dhjetorit. Në total janë 11, ndërsa pjesa e mbetur pritet të bëhet me dije në vijim. 

"Tropoja
Shijaku
Tirana dega 3.1 dhe 9
Paskuqani
Kolonja
Vlora
Fushë-Kruja", bëri me dije Bardhi.

Ora 17:16
Bardhi: Në 11 dhjetor nuk shkarkojnë dot Lulzim Bashën se s'ka kërkesë për mocion mosbesimi në Këshill! Në 18 dhjetor, s'do ketë përjashtime

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se në 18 dhjetor nuk do të ketë shkarkime, në ndryshim nga ai i 11 dhjetori, ku flasin për largimin e  Lulzim Bashës.

"Delegatët kanë firmosur sepse kanë gjykuar se situata nuk zgjidhet me mitingje e as me Foltore por me institucione dhe kjo është arsyeja pse i janë bashkuar, në momentin që kryetari a miratuar Kuvend, kanë konfirmuar se do marrin pjesë në 18 dhjetor. Nuk do ketë shkarkim të askujt, për Sali Berishën, kryetari i PD është shkarkuar që në 9 shtator, pasi ai vendosir që përballë interesit personal, të vendoste interesat e PD", iu përgjigj Bardhi pyetjes së gazetares së Report TV, Danjela Maloku. 

Ai tha se Lulzim Basha nuk shkarkohet dhe për këtë dha edhe argumente ligjore.

"Mocioni zhvillohet në Këshill Kombëtar të PD dhe nëse këto e miratojnë këtë mocion i kalohet për votim dhe përfshihet në pikë dhe nuk ka pasur një kërkesë të tillë", tha ai.

Ora 17:06
'Do marrin selinë e PD në 11 dhjetor'? Bardhi: Ajo është pronë e partisë! Floriana Garo, asnjë kontribut për partinë, s'do na tregojë ajo se ç'do bëjnë demokratët

1639151502_Screenshot2.jpg

Gazment Bardhi i përgjigjet skenarëve të mundshme për "dhunë" nga 'Foltorja' dhe ka sulmuar zëdhënësen, Floriana Garo.

"Selia e PD është pronë e PD, e demokratëve, asnjë demokrat nuk është i përjashtuar për të ardhur në seli, nuk kemi mbyllur derë dikujt, cdokush është i ftuar të vizitojnë selinë qendrore, pastaj deklarata të papërgjegjshme të një njeriu, Floriana Garo që flet në emër të demokratëve se nuk përfaqëson asnjë demokrat, se s'ka bërë asnjë betejë, nuk mund të as të na tregojë cdo bëjnë demokratatët dhe as t'i mësojnë, demokratët i kanë dalë për Zot për PD, një betejë kemi ne, këta burra dhe gra që janë me mua në salë dhe mijëra të tjerë që janë jashtë kësaj salle, kanë përballje dhe betejë më Ramën, dikush tjetër ka vendosur për problemet e tij personale të ketë betejë, përgjegjësia jonë, e cdo institucioni është të mos ketë luftë brenda", tha Bardhi.

Ora 17:03
Berisha ka 5000 firma? Bardhi tregon diferencën: Ato tregojnë dëshirën për të thirrur Kuvendin, ndërsa firmat tona konfirmojnë pjesëmarrjen

1639151517_Screenshot3.jpg

Gazment Bardhi tregon diferencën mes firmave që ka Sali Berisha dhe PD-ja e Lulzim Bashës.

"Ka një dallim dhe një diferencë të madhe mes konfirmimit dhe pretendimin për ekzistencën e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtarë. Ju e dini që procesi i kërkesës për thirrjen e Kuvendit ka nisur në javën e dytë të muajit shtator dhe ka vijuar deri në 10 nëntor, ndërkohë procesi i konfirmimit nënkupton se në cilin dhe kush është kuvendi legjitim i një partie. Nuk mbështesin, retorikën përçarëve, kanë zgjedhur që të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorët", tha Bardhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dosa: 11/12/2021 05:59

    Ne vend qe te qe Berisha ai plaku inatcor tek Koncert ne vitin 36, Basha me cengijet ben zhurme tek cepi pallatit ku dajres i bie Bardhi nen aromen e citjaneve te Rames.

    Përgjigju
  • Nentoristi: 11/12/2021 00:40

    Kam shume QEJF QE NESER TE RRIHEN VENDCE..ATY TE OBORRI I SHQUPIT..BASHA.BARDHI..SALIHALJA..dhe ate karakurven grida dumen...RRihini si qente dhe peshtyini...

    Përgjigju
  • Dhjetoristi: 10/12/2021 22:32

    More kjo pd-ja kur nuk është ne gjënde të zgjidh problemet e veta,bile jo vetëm kaq por po na çmëndin me bëmat e tyre që i numërojnë njëri tjetrit si hajdut, vrasës,kriminel,i dënuar,....etë tjera,si këta me këto turpe pretendojnë të vinë në pushtet ,mos e dinë budalla këtë popull këta. Jo zotërinj ju gënjen mëndja populli e di prej kohësh që ju jeni të tillë sikurse tashmë i thërrisni njëri tjetrit prandaj dhe nuk ju voton,dhe nuk ka as kasaphanë elektorale e asgjë tjeter,por ka PD të sëmurë e të infektuar me më të këqijat e kësaj bote,fatkeqsi për opozitën dhe demokracinë.Demokratë ,Shqipëria ka nevojë për PD ,por jo per PD të rithemelur nga Sali Berisha i cili është vetë e keqja e madhe që e ka sëmurur këtë parti dhe krejt demokracinë në shqipëri.këtë po ju thotë me zë e figurë aleati më i madh i këtij kombi me zë e figurë,zgjohuni demokratë. .

    Përgjigju
  • Aldi: 10/12/2021 16:53

    Po moj motra po. Ne ate krah fli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës