Bardhi takim me Berishën: S' ka dakordësi me PS për të dalë me një rezolutë për Kosovën! Përjashtimi nga Basha? Do të heqë vëmendjen nga dy katet e kullës

TIRANË-  Deputetët e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës nuk e kanë gjetur dakordësinë me Partinë Socialiste për të dalë me një rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku. Pas një takimi mes Bardhit dhe Berishës, ata thanë për mediat se nuk kanë rënë dakord me PS, pasi kjo e fundit s’ka pranuar që të bëjë përgjegjëse Serbinë për sulmin në veri.

"Nuk ka dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët. PS nuk mbështet rezolutën e parlamentit të Kosovës dhe nuk pranon të identifikojë përgjegjësit realë të situatës së krijuar më 24 shtator", tha Bardhi.

Berisha thotë se do të kërkojnë që të votohet rezoluta e tyre. Ndërsa, grupi i Bashës kishte kërkuar interpelancë me Ramën, por ende nuk është dhënë një vendim nga Kuvendi mbi këtë kërkesë.

“Deri tani të dhënat janë se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, ai ky parlament mund të quhet parlamenti i Bjellorusisë, apo një republike vasale të Rusisë”, tha Berisha.

Bardhi nuk mund t’iu shpëtonte pyetjeve për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike, me vendim të Kryesisë një ditë më parë. Sipas Bardhit, Basha gjithçka e bëri për të hequr vëmendjen nga dy katet e kullës që ka përfituar te ‘Lion Residence’.

“Merreni pak më me të qeshur aktet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen e kam thënë dhe dje. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë”, tha Bardhi.

Ai e shpërfill vendimin e përjashtimit duke thënë se aktet e 15 vetave duhen marrë me të qeshur.

“Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar të PD-së, për një ish kandidat për kryeministër, sesa të shpallë non grata shumica e deputetëve. Me shifrat e zotit Basha, besoj u habitët sesi me një të rënë të lapsit hoqën 50 mijë anëtarë të partisë sepse nuk deshën Bashën. Pastaj aktet e 15 vetave që janë vetëshpallur kryetarë kryesie merrini me të qeshur”, u shpreh Bardhi.

Vetë, Bardhi s’do të jetë i pranishëm ditën e enjte kur do të mbahet seanca e posaçme për votimin e rezolutës për Kosovën, pasi bashkë me 7 deputetë të tjerë u përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Bardhi akuzon Ramën se po përpiqet t'i shmanget një përpalljeje me opozitën, prandaj i përjashtuan.

“Sa herë Edi Rama përgatitet të vijë në parlament përjashtohen deputetë të PD një pjesë dërrmuese e deputetëve të PD-së. Sado të përjashtojnë Edi Rama do të duhet të përballet me opozitën në Parlament”, u shpreh Bardhi.

Për Berishën gjithçka është bërë me urdhër të Edi Ramës, i cili sipas tij po bën çmos që të shypë të drejtat e opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Roland Bejko për Berishën e Bardhin: Aleanca e kullave i shërben Ramës, e treguan më 14 maj dhe në Kukës

1696952903_8000Screenshot29.jpg

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas takimit të Gazment Bardhit me Sali Berishën. Ai shprehet se "aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve".

“Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve. 14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s'e kishte imagjinuar.

Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama. Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor", shkruan ai.

Ora 14:59
U përjashtua nga PD, ironizon Bardhi: A keni parë ndonjëherë Kryesinë të mblidhet për punë? S’bëjnë gjë tjetër, mos i merrni seriozisht! Opozita do unifikohet

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka cilësuar shterpë vendimin e Kryesisë së PD-së, e cila dje vendosi ta përjashtojë nga Partia Demokratike.

I pyetur nga gazetarët, Bardhi garantoi se opozita do të unifikohet, ndërsa e cilësoi Kryesinë e PD-së, me në krye Lulzim Bashës një aleancë me një anëtarësi prej 15 vetash e vetëshpallur si e tillë që nuk merr vendime të tjera përveç përjashtimeve të deputetëve. Bardhi u shpreh se akti më i rëndë i Bashës është se qëndron të krye të një partie që shumica nuk e do.

“Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar të PD-së, për një ish kandidat për kryeministër, sesa të shpallë non grata shumica e deputetëve.

Me shifrat e zotit Basha, besoj u habitët sesi me një të rënë të lapsit hoqën 50 mijë anëtarë të partisë sepse nuk deshën Bashën. Pastaj aktet e 15 vetave që janë vetëshpallur kryetarë kryesie merrini me të qeshur.

Unë nuk vendos asnjë kusht që secili faktor opozitar të bëhet bashkë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës. Unë interes kam PD dhe demokratët. Qëndrimi ynë i qartë, të zbatohet rregullorja e parlamentit. Çdo devijim do të ketë pasoja, ata që e nxisin të mbajë përgjegjësi.

Qëndrimi im për protestat është i njohur, i bashkohem çdo proteste kundër Edi Ramën.

Ata  (Kryesia) mblidhen vetëm për të përjashtuar, keni dëgjuar të mblidhen ndonjëherë për punë? Jo, mblidhen vetëm për të përjashtuar. Opozita do jetë e unifikuar, çdo përpjekje për ta mbajtur opozitën e përçarë do marrë përgjigjen e merituar.”- tha Bardhi.

Ora 14:54
Berisha: Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë për Kosovën, PS nuk pajtohet për të dënuar Serbinë

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kërkojnë që në Kuvend të miratohet rezoluta e tyre për Kosovën. Berisha thotë se nuk bien dakord me PS, pasi s’kanë pranuar të dënojnë Serbinë.

U diskutua për rezolutën për Kosovën, një tekst shumë i mirë i përgatitur. Deri tani të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, ai ky parlament mund të quhet parlamenti i Bjellorusisë, apo një republike vasale të Rusisë. Jo të lutem, ne kemi rezolutën tonë, kërkojmë të votohet rezoluta që paraqet grupi i PD, është në përputhej të plotë me qëndrimet e Parlamentit të Kosovës, e miqve të Kosovës. Ose të gjejmë mirëkuptim për një rezolutë të përbashkët.

Ora 14:53
Basha e përjashtoi nga partia, Bardhi: Kërkon të zhvendosë vëmendjen për 2 katet e kullës që ka marrë

Gazment Bardhi i përgjigjet Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e përjashtoi nga partia. Bardhi për mediat, se Basha gjithçka e bëri për të hequr vëmendjen nga dy katet e kullës që ka përfituar te 'Lion Residence'

Një e qeshur dhe merreni pak më me të qeshur aktet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen e kam thënë dhe dje. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë. Dy akte janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po verifikojnë dhe po shohin dita ditës se kush ishte në aleancë me kullat. Duke qenë se nuk i doli, mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve. Edhe këtu do dalë blof se Basha është përjashtuar me vendim të shumicës.

Ora 14:47
Krisje me Ilir Metën? Ja si përgjigjet Berisha

 

Ish kryeministri Sali Berisha mohoi të ketë një krisje të marrëdhënieve me Ilir Metën.

‘Asnjë krisje s’ka me Metën, ajo është një ftesë. Ai ka treguar vendosmërinë politike të palëkundur.’- tha Berisha.

Ora 14:45
Basha përjashtoi Bardhin nga PD, Berisha: Lul Brava zbaton çdo gjë që e porosit Taulant Balla! I marrë peng nga qeveria

 

I palëkundur nga qëndrimet e tij më të hershme politike për Lulzim Bashën, Sali Berisha ka komentuar sot përjashtimin e Bardhit nga partia demokratikë me vendim të Kryesisë së PD-së. I pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku, Berisha ripërsëriti se Basha përdoret nga mazhoranca.

“Lulzim Brava për të mos përdorur ndonjë term tjetër, nuk bën gjë tjetër vetëm lexon mesazhet apo fletushkat e taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere është një i keqpërdorur, por gradualisht po kthjellohet ccdo gjë reth një pësoni që ëghstë i marë peng në disa forma nga kjo qeveri.”- tha Berisha.

Ora 14:43
Përjashtimi i deputetëve për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: Nikolla merr urdhra nga Rama, po bëjnë gjithçka për të shtypur të drejtat e opozitës

 

Sali Berisha ka folur pas takimit me deputetët e Bardhit ku ka komentuar përjashtimin e deputetëve të Opozitës për 10 ditë nga Kuvendi. Berisha tha se qeveria po bën gjithçka për të shtypur të drejtat e opozitës.

“Jua kam thënë dhe u them prapë, aty është Linda e parlamentit. Ajo është një automat që merr udhëzime nga Edi Rama. Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Ramës ndaj opozitës. U diskutua kjo situatë në të cilën nuk ka. Opozita konstatoi se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës”, tha Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 10/10/2023 15:41

    ...edhe nga kulla e babit te Zenit, apo Zenit te babes...ptu fare e keqe pederstesh !

    Përgjigju
  • Niku: 10/10/2023 15:19

    Ti je mesuar tja futesh sa krahu kosoves je i pa bese,,te kujtohet nafta qe ja jepie milloshevicit per te vrare kosovaret??? I tille burr je ti maskara komunist me kostum blu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja