TIRANË- Tetë deputetë të opozitës u përjashtuan me kërkesë të Partisë Socialiste për shkak të incidenteve në përfundim të seancës të gjatë të Kuvendit, ku bllokuan foltoren duke bërë që maratona të mbyllet pa u votuar rendi i ditës.

Deputetët e opozitës Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi u penalizuan nga Këshilli i etikës, pasi bllokuan foltoren, e madje edhe karrigen e vetë kryeparlamentares, ndërsa mes kaosit Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës dhe shtyrjen e votimeve për seancën e radhës plenare. Sekretariati i Etikës, vetëm me votat e mazhorancës, i ka përjashtuar për 10 ditë deputetët.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën i Kuvendit pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga 7 deputetë të PS  "vlerëson se kjo situatë është e paprecedente dhe e papranueshme. Cdo pretendim se nuk ka patur paralajmërin përpara marrjes së masave disiplinore është i pajustifikuar, sepse nga pamjet filmike, deputetët e opozites bllokuan sallën e seancave plenare dhe krijuan një situate kaotike, ku nuk kishte mundësi për asnjë njoftim paralajmërues ose thirrje për qetësi."

"Deputetët e opozitës me sjelljet e tyre thyen Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, duke penguar zhvillimin normal të seancës plenare.Sekretariati sjell në vëmendje se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vlereson se ekziston nje interes publik mbizotërues per te siguruar qe Parlamenti, duke respektuar kerkesat e nje debati te lire, te mund te funksionoje ne menyre efektive dhe te ndjeke misionin e tij ne nje shoqeri demokratike. Sanksionet e menjehershme te cilat nuk jane ne diskutim ne rastin konkret) vendosen në rast te nje çrregullimi te rende te rendit parlamentur dhe per sa i perket masave mbrojtëse procedurale, ato do te kerkonin nje paralajmerim. Megjithatë, mund të parashikohet gjithashtu gë në raste ekstreme nuk do të kërkohet asnjë paralajmërim. Ne kete kontekst, arsyetimi do te ishte se fjalimi ose sjellja qartazi abuzive e nje deputeti anulon mbrojtjen e te drejtes se tij saj per lirine e shprehjes ose mund te konsiderohet si shperdorimi se drejtes", thuhet në vendim.

Në një reagim në Facebook, Gështenja shkruan se “kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi”.

Bllokimi i foltores nga opozita, erdhi pas refuzimit të Partisë Socialiste për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore që shkaktoi tensione në radhët e opozitës dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën. 

Në fund të diskutimeve, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kërkoi ndërprerjen e seancës për 15 minuta, për të zhvilluar mbledhje të grupit parlamentar. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, njoftoi përgatitjen për procesin e votimit. Pas kohës së kërkuar prej Bardhit, deputetët e opozitës kishin bllokuan foltoren e Kryetares së Kuvendit, vendet e uljes së ministrave dhe foltoren e folësve të Kuvendit.

Bllokimi i foltores dhe vendeve të ministrave në seancën e djeshme (6 shtator) bëri që Nikolla të shtynte votimin e projektligjeve të shqyrtuara në seancë, të cilat pritet të hidhen në votim seancën e radhës të enjten.

Neni 63 në rregulloren e Kuvendit 

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Përjashtimi i deputetëve të opozitës për 10 ditë nga Kuvendi, Dash Sula: Njësoj si në komunizëm, mazhoranca e trembur deri në palcë

1696622629_Screenshot308.png

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës nga Kuvendi, pasi bllokuan foltoren e Kuvendit një ditë më parë.

PS nuk le te kalojë asnjë rast për të dëshmuar se është pasardhëse e Partisë Komuniste. E bëri edhe sot duke përjashtuar 10 ditë kolegët që nuk lanë që Parlamenti të kthehej në një paligjshmëri. Njësoj si në komunizëm me internimet, mazhoranca pretendon se sot 33 vite më pas që të mbyll gojën e opozitës me përjashtime.

Në fakt kjo tregon dobësinë që ka mazhoranca nëse përballe haset me pak opozitarizëm. E trembur deri në palcë kërkon të intimidojnë edhe ligjvënësit.

Përkundrazi, unë mendoj që ky precedent do na bëj të reflektojmë edhe më shumë brenda vetes dhe të unifikohemi pasi përball kemi një mazhorancë të zhytur në zullume që ska më argument përveçse tentativës për përçarje dhe intimidim”, shkruan Sula.

Ora 19:01
8 deputetë të opozitës u përjashtuan nga Kuvendi, Çupi: PS ka frikë nga opozita e vërtetë

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar pas përjashtimit të 8 deputetëve të opozitës me 10 ditë nga Kuvendi. Sipas Çupit PS ka frikë nga opozita e vërtetë, e shton se ata nuk i imponojnë dot përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore dhe kudo.

Çupi thotë se PS nuk fshin dot faktin se rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD njehsohet me atë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa PS gjendet e turpëruar nga deklaratat e kryeministrit se Kosova e Veriut është kthyer në tokën e askujt.

‘Vendimi i përjashtimit të disa deputetëve demokratë tregon se, pavarësisht fuqisë së madhe, PS ka frikë nga opozita e vërtetë. PS po kthjellohet dita-ditës se ka marrë fund koha kur pushteti luante me PD-në. Mund të bëjnë gjithfarë manovrash, por nuk na imponojnë dot përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore dhe kudo.

Sot, ata përjashtojnë kreun e grupit parlamentar dhe disa kolegë të tjerë, sepse e kanë të qartë se këta janë opozitarë 24 karatësh.

Sado ta përjashtojnë Gazment Bardhin nga seanca e së enjtes, kur do të jetë debati për rezolutën e Kosovës, PS nuk fshin dot faktin se rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD njehsohet me atë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa PS gjendet e turpëruar nga deklaratat e kryeministrit se Kosova e Veriut është kthyer në tokën e askujt. Ne do të mbrojmë fort interesin kombëtar. Ne nuk e dorëzojmë opozitën!’- shkruan Çupi.

Ora 16:51
U përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë, Gështenja: Qesharake! S’ka makinacion që e shpëton Ramën nga politika antikombëtare që bën

Deputeti i Partisë Demokratik Lefter Gështenja ka reaguar pasi Partia Socialiste kërkoi që ndaj tij të merrej masë disiplinore pasi bllokoi një ditë më parë foltoren e Kuvendit.

‘Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi. S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën.  Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!’- tha Gështenja.

 

Ora 16:44
Bllokuan foltoren dhe karrieget e ministrave, përjashtohen për 10 ditë 8 deputetët e PD-së

1696531718_kuvendiishqiperise.jpg

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë 8 deputetët e opozitës të cilët bllokuan një ditë më parë foltoren e Kuvendit. Janë përjashtuat, Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës.

Ora 16:17
U njoftua vetëm 50 min para për mbledhjen e Komisionit të Etikës, ironizon Korreshi: S’fle në Bllok, me duhet një helikopter të vij në kohë

1696264499_1696264474korreshi.jpg

Saimir Korreshi anëtar i Komisionit të Etikës thotë se është njoftuar vetëm 50 minuta para se të mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë masë disiplinore ndaj deputetëve të PD-së të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit një ditë më parë. Korreshi ironizon mazhorancën duke theksuar se ai nuk fle në Bllok e se i duhet një helikopter që të mbërrijë në kohë për mbledhjen.

‘ORA QE VJEN NJOFTIMI 15:09!!!!!!
Të nderuar anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etikën
Bëj me dije se *Sot më datë, 6.10.2023, ora 16.00
Sekretariati për
Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me:
Shqyrtimin e kërkesës të një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për: “Marrje mase disiplinore”, ndaj deputetëve:
Elda Hoti
Albana Vokshi
Bledion Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter Gështenja
Asllan Dogjani
Luan Baçi
Gazment Bardhi
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Alloooooo mazhorancaaa nuk flem ne Bllok si ju. Atë helikopter qe ka ngel na e dërgoni nëse s’po e përdor shoku Edvin per ne Dhërmi.’- shkruan Korreshi.

Ora 15:36
EMRAT/ Ja deputetët e opozitës që bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave në Kuvend dhe kush firmosi për penalizimin e tyre

1696531719_kuvendiishqiperise.jpg

Zbardhet  kërkesa e PS-së për të penalizuar deputetët të cilët dje në parlament bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave në podium në seancë e djeshme parlamentare

PS kërkon që të merren masa ndaj
Zheni Gjergjit
Asllan Dogjanit
Luan Baçit
Gazment Bardhit
 Elda Hotit
Albana Vokshit
Bledion Nallbatit
Lefter Gështenjës

Kërkesa e PS-së u firmos nga deputetët Etjen Xhafa, Bledi Çuçi, Toni Gogu dhe Arben Pëllumbi

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)