Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka pasur sërish probleme shëndetësore. Mediat greke, i referohen himara.gr e cila bën me dije se Kryepeshkopi të mërkurën (25 nëntor) kishte ethe dhe lodhje, diçka që shqetësoi të afërmit e tij.

Por këtë mëngjes një ekip mjekësor e vizitoi atë në shtëpinë e tij për ta ekzaminuar dhe vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore ku është shfaqur në gjendje të stabilizuar.

Kryepeshkopi pak ditë më parë u infektua me koronavirus dhe u transportua me urgjencë në Greqi brenda një kapsule.

Ai qëndroi disa ditë në spital ku gjendja e tij u stabilizua duke fituar luftën me virusin. Ai doli nga spitali “Evaggelismos" teksa po trajtohet në banesë.