TIRANË- Një  57-vjeçar nga Shkoza me iniciale  A.E, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ka tentuar dhe ta vrasë.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ku 57-vjeçari pasi e ka dhunuar bashkëshorten e tij, më pas i ka lidhur një litar rreth qafës me qëllimin për ta mbytur.

Pa njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në banesën e autorit ku e ka arrestuar dhe është parandaluar ngjarja e rëndë.

57-vjeçari akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.