‘Pasi e qerasa me bakllava më nxori djalin në pritë’, dëshmia e plotë e nënës së Endri Mustafës, lidhjet me Astmer Bilalin dhe Licin, konflikt edhe me djemtë e Paulin Radovanit

‘Pasi e qerasa me bakllava më nxori djalin në pritë’, dëshmia e plotë e nënës së Endri Mustafës, lidhjet me Astmer Bilalin dhe Licin, konflikt edhe me djemtë e Paulin Radovanit

Vendi ku u vra Endri Mustafa

Report Tv sjell dëshminë e plotë në gjykatë të Fahrije Mustafës, nëna e 32-vjeçarit Endri Mustafës, i cili u gjet i vrarë me 6 plumba në muajin maj të vitit 2021, në zonën e Livadheve në Shkodër. Për këtë vrasje është arrestuar 15-vjeçari Ergys Malja, për të cilin prokuroria kërkon 12 vite burg si bashkëpunëtor në krim, pasi dyshohet se ka nxjerrë Endri Mustafën në pritën e vrasësve. I mituri ka rrëfyer se Endri Mustafën e vrau Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim prej një viti.

Por, nëna e Endri Mustafës, Fahrije Mustafa, ka rrëfyer se djalin e saj në pritë e ka nxjerrë 15-vjeçari Ergys Malja. Në gjendje të rënduar emocionale dhe duke qartë vazhdimisht, Fahrije Mustafa ka rrëfyer se djalin e saj e ka pritur dhe vrarë Edison Arazi. Sipas Fahrije Mustafës, Ergys Malja dhe Edsion Arazi hynin e dilnin tek Astmer Bilali, por edhe tek shtëpia e saj. Fahrije Mustafa thotë se djali i saj kishte shoqëri edhe me Astmer Bilalin, por edhe me Ibrahim Licin, por që nuk kishte punë me asnjërin prej tyre.

Fahrije Mustafa thotë se djali i ruhej prej një viti pasi kishte pasur një konflikt me djemtë ish-prefektit të Qarkut Shkodër, Paulin Radovani, të cilët merrnin para me fajde. Fahrije Mustafa pohon se një ditë pasi i kishte nxjerrë të birin në pritë, 15-vjeçarin Ergys Maljan e kishte qerasur me bakllava në Shtëpinë e saj.

Zonja Mustafa këmbëngul se e kishte paralajmëruar disa herë djalin e saj që të kishte kujdes nga 15-vjeçari pasi mund të nxirrte në pritë. Pavarësisht pyetjeve të prokurorit, avokatëve dhe gjyqtarit, Fahrije Mustafa nuk ka dha një përgjigje të qartë se pse duhet të kishte të frikë se djalin e sja mund ta vrisnin kur nuk kishte konflikte dhe pse Ergys Malja duhet ta nxirrte në pritë.

Dëshmia e plotë e Fahrije Mustafa, nënës së viktimës Endri Mustafa

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Betohem se do të them të vërtetën (qan vazhdimisht).

-Prokurori: Me datë 15 maj 2021, a mund të na shpjegoni me detaje të gjithë lëvizjet në raport me djalin tënd?

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Dua ta filloi që me datën 14 kur më ka ardhur ni ky monstra në shpi (Ergys Malja) se nuk e shoh dot (qan). Nga mesdita, Ergys Malja na ka ardh në shpi dhe i hapa derën. U fut mrena se ka kenë ditë Bajrami. Unë si nanë e qerasa këtë djalin, i qita bakllavë, se më dhembin sytë me pa (qan). E lash me Endrin duke ba muhabet. I ka thanë Endrit a do me të sjellë një qengj me shit 14 mijë lekë. Endri i ka thanë mirë bjere ta shoh. Ergys Malja i ka thanë që kur të të dërgoj unë mesazh, ti dil në oborr të shohësh qengjin. Dhe ka ikur nga shpia (Ergys Malja).

Me datë 15, nga ora 6-7 (pasdite) unë dhe nusja nuk kemi kenë në shpi. Si përfundim, Ergys Malja ka ardhur dhe i ka sjellë qengjin. Pasi iku Ergysi, djali i tha nuses se më ka mbetur mendja tek një mungadet që më ka ba Ergysi për në Livadhe.

-Prokurori: Djali a të tha se çfarë muhabeti ishte?

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Me ta thanë të vërtetën, jo. Nuk na e tha. Vetëm se tha se i ka mbetur mendja tek ai muhabet. Nusja i tha djalit mos u merr me të se është hajdut. I thashë edhe unë djalit me gojë teme, mos u merr më te, është i poshtër, a të kujtohet para një viti se çfarë ka thënë “unë për 3 mijë euro i nxjerrë njerëzit në pritë”.

-Prokurori: Këtë djalin e njihje më parë ti?

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Po e njoh. 7-8 muaj para na ka ardh në shpi, ka kenë tetor, dhe ka lyp kalin për Astmer Bilalin, se nji ky Ergys është shoku që hyn del natë-ditë ke Astmer Bilali. Djali jem nuk është marrë as me Ibrahim Licin as me Astmerin. Shokë i ka pas, por ka thënë gjithmonë, se unë nuk merrem me ta… Unë i thash djalit, ky është fëmijë i keq, se po të nxjerrë në pritë për 3 mijë euro, atë të ka thënë vetë se për 3 mijë euro unë xjerri njerëz në pritë. I kishte thanë djalit, edhe dy vjet jam moshë e re, mund të baj çfarë du, manej nuk baj ma se me kap ligji.

Me datë 15, ka dalë djali jashtë, ka ndejt nja 10-15 minuta dhe i ka thanë nuses mi baj teshat gati se du me ik me Ergysin deri në Livadhe dhe për 10 minuta vij. Unë i thashë,…mos moj nanë mos shko me të se të nxjerrë në pritë, se kush e di se ça të ka ba me nanën. Jo mam, tha, mos ki merak, se unë për 10 minuta vij në shpi dhe ai nuk më erdhi më, s’më hapte celularin, ma ka qit djalin për paret, ma ka shuar shtëpinë, ah ça më ka bërë ky djalë. Më ka qit fare. Ma shujtë shpia (qan vazhdimisht).

Ky është mostër i tan botës, njeri i poshtër që më ka marrë në qaf… Djali më tha nan mos u bëj merak se nuk jam vetëm se jam edhe me “Colin”. Unë tash e kam marrë vesh se “Coli” është Edison Arazi. Ata kanë hi dhe kanë dalë një vit rresht në shtëpinë tonë. Janë dy vllazën.

Ergys Arazi dhe Edison Arazi, janë shokët e Astmer Bilalit dhe kanë ndejt ditë-natë tek Astmer Bilali dhe aty është bërë gjurulldia. Kjo është meseleja që thoni se jo është Ibrahim Lici, jo ai. Askërkush nuk është dhe unë kam dhënë e deklaratën qysh në fillim, me datë 16-17 kur më kanë ardhur gazetarët. Edison Arazi ma ka vra djalin. Ergys Malja ma ka nxjerrë në pritë.

-Prokurori: Në dijeni tuaj, kur ka dalë djali, a ka patur armë me vete?

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Me dijeninë teme jo. Ka dal pa kurrgja.

-Avokati i të akuzuarit: Me sa mban mend, në çfarë orë është dërguar mesazhi me ‘kokën e kalit’ në telefonin e djalit tënd.

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Që ditën e parë kur ka ardhur në shpi, që i kamë qit bakllavë, i ka thanë do të çoj në mesazh me ‘kokën e kalit’. Di që në 15 maj 2021, i ka çu me mesazh ‘kokën e kalit’.

-Avokati i të akuzuarit: Çfarë problemesh kishte djali juaj që kishit frikë se po e nxjerrë në pirtë. Nga kush e kishte problemi?

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Na nuk kemi pas kurrfarë frike për djalin. Na me Ibrahim Licin nuk kena punë. Na me Atmer Bilalin nuk kena punë. Kanë kenë shokë, por nuk kena punë. Unë nuk ka pas dijeni për konflikt.

-Avokati: Djali juaj ishte 33 vjeç. Ergysi ishte 14.5 vjeç. Sipas mendimit tuaj, çfarë i lidhte këta të dy? Djali juaj ishte edhe në kërkim. Çfarë i lidhte këta të dy? Si ia ka mbushur mendjen?

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Ne zotni na ndan një mur me shpi. E kam komshi Ergysin. Ky mes pas një armë itash, të tanë i sharron. A don tjetër ti? Si ia ka mbush mendjen? Ia ka mbush pra. Se si ia ka mbush, këtë nuk e di. Ky me pas armë, më vret edhe mua itash. Babai i tij, ai i Admiri, atë ditë, ashtu u çua dhe i ka çuar një tas qershia vëllait tem, për të parë se si asht gjendja. Unë kam dalë nadje në Livadhe duke kërkuar djalin

-Avokati: Ju thatë se djali juaj kishte një vit që ruhej dhe nuk dilte. Pse nuk dilte? Me kë kishte konflikt?

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Po kishte me Paulin Radovanin dhe djemtë e tij, që merrnin para me fajde. 

-Avokati: Meqë thoni se nuk ka pasur konflikte me njeri, kush mendoni se e ka vrarë djalin tuaj?

-Fahrije Mustafa (Aliaj): Ma ka marrë Ergys Malja praj dere. Edhe Edison Arazi e ka pritur te bypass.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kukes: 21/04/2022 12:57

    Licve po ju vjen fundi , Jan ba armiq me tgjith Edhe po nuk I vran bilalt dikush do I vras nje dit si qen bashkie

    Përgjigju
    • Per Kuksin: 21/04/2022 17:43

      Sa trima jeni kur bahet fjal per adresa fallco, shkoi I her te dera oborrit asmerit po ke kaq trimni Edhe e shef qyqen mir ????

    • Per kuksin: 21/04/2022 17:03

      Po kush jan bilalt ma kuksi???nji qyqe ka met aty se ja kan shu familjen eehe aj sdel deren e oborrit.asmeri mendan ti se i ban ball licve a kur ata e kan msu si me majt pushken ne dor????shum qesharak jeni ju tifozat me ads fallco

    • Kukes: 21/04/2022 16:29

      Po tkishin miq nuk e mshifen si minjt neper puseta, Edhe ato miq si kan Jan ma legena se kta

    • Fieri: 21/04/2022 15:24

      Kan miq sa te dush ti mos u kaj Hallin familjes Lici

  • Iris: 21/04/2022 01:43

    Mendoj qe prokurori nuk i con pyetjet deri ne fund,ose nuk i ben pyetjet e duhura.Nuk e pyet kete nenen per /gjurulldine/ tek shtepia e A.Bilalit dhe c'lidhje kishte djali i saj me kete /gjurulldi/.Nuk i kerkon shpjegime se si dhe pse djali i saj ishte ngateruar me fajdexhinjte Radovani.Nuk e pyet se a nuk i dukej kesaj nene pak e cuditshme, qe djali i saj <<i pafajshem>> shoqeroj jo me nje,por me nje tufe te tere kriminelesh.Pak si shume per nje qytet te madh si Shkodra! Me qiri i kishte gjetur?!Gjithashtu mendoj qe kjo nena ose nuk po tregon te verteten,ose nuk po e thote te plote.

    Përgjigju
  • Kurioz: 20/04/2022 23:23

    Asmer bilali sllav esht ??? Po bajrt?? Ca jan te dy palet boshnjak jan???

    Përgjigju
    • Kukes: 21/04/2022 16:29

      Kush jan sllav ca thu

  • Shkodra: 20/04/2022 21:04

    O zonj ku e merr me i vra 10 ne dit si puna djalit tan . Mos i ardh rand po djal ma te keq ska pas . Mori ate qe meritoj plotesisht prej kohesh

    Përgjigju
  • Dukagjinsi: 20/04/2022 20:49

    Cne e paskan qit nprit. Ne malsorer mbahemi per njerez tbeses...

    Përgjigju
    • Dugagjins me fije penit: 21/04/2022 08:27

      Ti e para sne dugagjins, se dugagjins jan malok murse shkodrant jan shkodran qytetar mas shkruj kot malcia e madhe apo dugagjin se te dyja keto rraca i kena lidh me peh leshit dhe i kena ul prej malit

  • Konsull nderi: 20/04/2022 20:34

    Moj Farhije mendon se po i dhimet kujt djalit kriminel apo te rre menja se po te besojne njerezit se djalin nuk ta ka vra Braqja. Po te ishe nane e mire ti kishe kallzu te tana qka ka ba djali jot dhe me ke i ka ba. Djali jot ka qene shok krimesh me Bilalt dhe Braqja sta ka vra kot. Mire qe ta vrau por tesh bashke me Mustafen kush e di per cfare te kercenojne qe te thuash marrina. Eshte e vetmja vrasje e Braqes me deshmitar gjalle prandaj thuji Mustaf qenit se nuk e shpeton dot nga demimi te birin. Me mire mrena para se ta gjejne si axhen e vet dhe ta cojne prane tij. Lict dhe Bilalt po rujn njani tjetrin si qent. Djali jot ja bani vedit, kerkush si ka faj. Nje m*t me pak ne shkoder.

    Përgjigju
    • Rusi: 25/04/2022 21:39

      Po lek vec Sokoli ka se Mustafa ka nji mut

    • hahaha: 21/04/2022 07:05

      o K ku ju rruhet licve pun bilalsh a ca ngatrron ti po shko kris k

    • Kiras: 20/04/2022 23:22

      Shko mor kopil ruka bilalet lict bilalet skan buk me hangr

  • 20% javore: 20/04/2022 20:34

    Kot se ka xjerr n’prite edhe kete te amen mos t’na e kishte ça fort …..

    Përgjigju
  • kiraskiras: 20/04/2022 19:45

    Më falni por kjo nanë a e din se sa nana të tjera ka ba me qa djali i saj i vramë duke ju marrë shtëpijat, makinat, pasurinë e lekët nga lëshimi i borxhit me fajde?! Nëse jo atëherë t'a marrin vesh se kështu dhe këtu lahen! Nuk la njeri pa marrë nëpër gojë vetëm se ka frikë me dëshmu të vërtetën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT