RUSI- Pasi ia mbathi nga Ukraina, ish-Presidenti Viktor Yanukovich është parë në një qytet rus të quajtur Rostov dhe sipas mediave ndërkombëtare, ai do të japë nesër një Konferencë për shtyp.
 
Prej mëngjesit të sotëm, agjencitë ruse të shtypit kishin zbardhur deklaratat e Yanukovich, në të cilat thuhet se ish-Presidenti i Ukrainës u kërkon autoriteteve ruse që të garantojnë sigurinë e tij personale dhe ka deklaruar se ai është presidenti legjitim i Ukrainës.
 
Yanukovich është shprehur se është i vendosur të “luftojë deri në fund”, për të çuar në fund marrëveshjen e firmosur një javë më parë në Kiev me liderët e tre partive të opozitës.
 
Yanukovich ka nënvizuar se çfarëdo urdhër i dhënë nga forcat e armatosura dhe nga forcat e sigurisë që interferon me eventet politike të brendshme, konsiderohet jo e ligjshme dhe kriminale.
 
Ndërkohë rritet tensioni në Kiev dhe në Moskë në ndërhyrjen e rajonit autonom të Ukrainës në Krimea, pas një ndërhyrje të armatosur në Parlamentin e Krimeas. 30 persona të armatosur me veshje ushtarake, kanë hyrë në Parlamentin e Qeverisë së Krimeas dhe në kryeqytetin e Sinferopoli.
 
Disa protestues kanë deklaruar se protestuesit filo-rusë mbanin shirita të zinj dhe portokalli si simboli rus i fitores në Luftën e dytë botërore të shoqëruar nga një shkrim “Krimea është Rusi”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)