Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi

Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi

Presidenti turk Erdogan dhe homologu serb Vuçiç, sot në aeroportin e Beogradit

Beograd- Pasi la Tiranën, ku u takua me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe përuroi xhaminë e madhe të Namazgjasë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbërriti sot në mbrëmje (10 Tetor) në kryeqytetin serb Beograd, në fazën e dytë të turneut dy-ditor në Ballkan.

Në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, Erdogan u prit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh ndër të tjera se “vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është një mundësi e re për të forcuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve”.

Pasi takoi kolegun e tij turk në aeroportin “Nikola Tesla”, ai e priti në zyrë, në Beograd. Mes dy vendeve do firmosen marrëveshje dypalëshe. Takimet do mbahen nesër (11 Tetor), me marrëveshje të nënshkruara dhe një forum me biznesin, raporton agjencia “Tanjug”.

"Axhenda e Erdoganit përfshin një rishikim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dypalëshe, diskutime në një forum biznesi dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme për forcimin e lidhjeve ligjore. Edhe në Serbi, Turqia është ndër investitorët kryesorë apo partner në tregti dhe ekonomi", thekson media.

Por agjencia tlegrafike franceze e lajmeve AFP dhe “France24” që i referohet po asaj, shkruajnë se “vendet anëtare të NATO-s kanë gjithashtu lidhje të ngushta ushtarake, me Turqinë që furnizon Tiranën me dronët e saj Bayraktar TB2”.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë kanë njohur kthesë prej vitit 2017, kur Erdogan vizitoi për herë të parë Beogradin.

“Pesë shekujt e pranisë osmane në Serbi tradicionalisht kanë rënduar shumë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Ankarasë. Një burim tjetër tensioni kanë qenë lidhjet kulturore dhe historike të Turqisë me ish-krahinën e shkëputur të Serbisë, Kosovën. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, një lëvizje që Beogradi ende refuzon ta njohë”, shkruan “France24”.

Por vizita e Erdoganit në vitin 2017 riparoi marrëdhëniet e Turqisë me Serbinë, tha për AFP analisti me bazë në Beograd, Vuk Vuksanovic. Që atëherë "Ballkani është një histori mjaft suksesi për Turqinë", shtoi ai.

Bashkëpunimi ushtarak

Kur Turqia i shiti dronë Kosovës vitin e kaluar, Beogradi nuk e priti mirë dhe deklaroi se ishte “e papranueshme”. Analisti Vuksanovic shprehet se ky “sherr” mund të rregullohet.

"Nuk do të habitesha nëse shohim një marrëveshje ushtarake në fund të kësaj vizite", tha Vuksanoviç.

Disa vëzhgues presin një lloj marrëveshjeje ushtarake midis Turqisë dhe Serbisë. Ai priste që bisedimet në Beograd të fokusoheshin në "bashkëpunimin ushtarak, pozicionin e kompanive turke dhe përpjekjet e Beogradit për të bindur Ankaranë që të zvogëlojë mbështetjen për Kosovën".

Edhe pse afrimi është relativisht i kohëve të fundit, lidhjet ekonomike midis dy vendeve janë tashmë të rëndësishme. Investimet turke në Serbi janë rritur nga 1 milion dollarë, në 400 milionë dollarë gjatë dekadës së fundit, tha këshilli i biznesit Turqi-Serbi për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”.

Eksportet turke në Serbi arritën në 2.13 miliardë dollarë në vitin 2022, nga 1.14 miliardë dollarë në vitin 2020, sipas shifrave zyrtare serbe. Turistët turq janë gjithashtu jashtëzakonisht të rëndësishëm për Serbinë, të dytit vetëm për nga numri i vizitorëve pas atyre nga Bosnja.

Presidenti turk Erdogan dhe homologu serb Vuçiç, sot në aeroportin e Beogradit

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 11/10/2024 09:28

    Shqiperise i jep drone serbise i shet arme ...kush ka mendje ta kuptoje arsyen e vizites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori