Pasi shau Obamën, presidenti
filipinas: Të largohen trupat e SHBA

Pasi shau Obamën, presidenti<br />filipinas: Të largohen trupat e SHBA
Pas sharjes që bëri ndaj Presidentit Obama, duke i thënë se “'Je një maskara dhe do ta paguash”, presidenti filipinas ka edhe një kërkesë për SHBA

Rodrigo Duterte kërkon që trupat amerikane që trajnojnë ushtarët Filipinas për luftën kundër terrorizmit të largohen. Ai deklaroi se prania e tyre vetëm sa e rëndon situatën. Ai u tregua i kujdeshëm duke deklaruar se nuk kërkonte përplasje me Amerikën, por gjithsesi kërkoi tërheqjen e trupave amerikane.

”Prania e trupave amerikane në Mindanao vetëm sa e rëndon situatën në rajonin e përfshirë nga konflikti”, deklaroi Duterte.

“Këto forca speciale duhet të ikin. Nuk dua asnjë përplasje me Amerikën, por ato duhet të ikin. Situata vetëm sa do të përkeqësohej”, tha presidenti në një fjalim në Manila.

Më shumë se 1 000 trupa amerikane janë dislokuar në Mindanao për të trajnuar ushtarët filipinas kundër terrorizmit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri