Pasi shkatërruan KZAZ-të reagon PD: Injorancë, qendrat shëndetësore kthehen në ambiente elektorale

Pasi shkatërruan KZAZ-të reagon PD: Injorancë, qendrat shëndetësore kthehen në ambiente elektorale

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyruar të aplikojë një strategji të re pas sulmeve të KZAZ-ve në bashkitë e djathta, duke zhvendosur KZAZ-të në prona private, ka ardhur edhe një reagim nga PD, duke thënë se ky është një skandal.

Me anë të ish- deputeti i PD Tritan Sheu, PD ngre shqetësimin duke thënë se Qendra Kombëtare e Transfuzioneve të Gjakut është kthyer në një qendër votimi. Sipas pretendimeve të Tritan Shehut në vend që të ballafaqohet problemi i dhurimit të gjakut, vihet në dispozicion si qendër votimi.

Më pas Shehu akuzon edhe ministrinë e Shëndetësisë duke thënë se kjo procedurë është në mospërputhje që mund të krijojë rreziqe.

Kujtojmë se KQZ u detyrua të kalonte qendrat e KZAZ-ve në prona private pas dhunës së ushtruar nga militantë të PD-së në bashkitë e djathta. Pas përplasjeve që ndodhën në KZAZ-të në pronësi të Bashkive, KQZ ka marrë për t'i transferuar ato në ambiente private. Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendron i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota"pro" dhe vetëm kryetari Zguri "kundër" kalimin e KZAZ-së nr.11 në Kukës nga palestra e shkollës në një hotel.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Skandalet “elektoralo-shendetesore” nuk kane fund!

Qendra Kombetare e Trasfuzioneve te Gjakut ka arritur per here te pare nje sukses te madh:

Eshte kthyer edhe ne Qender Votimi!!

Ne vend qe te ballafaqohet me problemet e dhurimi te vertete vullnetar te gjakut, me mungesat e medha per gjak, nenprodukte te tij, numrin e tyre shume te vogel ne qarkullim, me gjendjen e rende te strukturave ne periferi etj, ajo per here te pare ve ne dispozicion nje pjese te ambjenteve te saj per Qender Votimi.

Dhe sot, sic shkrova ne mengjez ka dale vendimi i KQZ per te perdorur Qendrat Shendetesore si ambjente elektorale.

A e di Ministria e Shendetesise si pronare e pergjegjese se ketu ka nje mos perputhje te madhe funksionale, qe jo vetem demton funksionet shendetesore, denigron sistemin, por dhe mund te krijoje rreziqe te medha.

A dine se ka Konventa Nderkombetare ku aderon dhe Shqiperia, qe ndalojne perdorimin e objekteve shendetesore per te tilla qellime?

Nje “hall” i madh, por dhe injorance po e detyron KQZ e urdheruesit e tij, keshtu ndodh kur shkel Kushtetuten, ligjet e demokracine; nuk dihet ku perfundon!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 23/06/2019 05:09

    Objektet gjegj. mjetet duhet ti shebejn njerzimit, pra nuk ka asgje te keqe, sipas mendit tim. C´tu bejm atyre te cilet U LINDEN NJERI, E U BENE KRIMINEL???!!! Mengjes te kendshem.

    Përgjigju
  • Cubi: 22/06/2019 23:07

    Kur ke keta njerez perpara do devijosh rrug se prishin makinen!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • ilko stoyanov: 22/06/2019 19:48

    ende si ka dale preshi qe i futen lushnjaret keti loqes ,e paska mare uria per nje tjeter me duket ... ne vijim

    Përgjigju
  • Tili: 22/06/2019 19:05

    Qepe ti,mbetje spitalore.

    Përgjigju
  • PIÇDER KASAP REXHEP LEKA KASAP [ KEPI ]: 22/06/2019 19:01

    O tritan shehu po stë mjaftoi gjith si presh që të hyri e skoma meresh me politik ti o iuruar. Po nuk ke frik se ka për të hyr prap preshi e ska për të dsl më o tritan mavria .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja