Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar të aplikojë një strategji të re pas sulmeve të KZAZ-ve në bashkitë e djathta nga zyrtarë të qeverisjes vendore, policia bashkiake dhe militantët e PD dhe LSI.
Pas përplasjeve që ndodhën në KZAZ-të në pronësi të Bashkive, KQZ ka marrë vendimin për t'i transferuar ato në ambiente private. Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendron i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota"pro" dhe vetëm kryetari Zguri "kundër" kalimin e KZAZ-së nr.11 në Kukës nga palestra e shkollës në një hotel.
Kjo është një masë e marrë nga mazhoranca, e cila qëndron e vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit, nisur nga sulmet në disa prej KZAZ-vë më të rëndësishme në vend, ku "zonat e nxehta" ka qenë Shkodra, Tropojës, Burreli, Kamza, dhe Kukësi. Një lajm i tillë është paralajmëruar më herët nga zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila e ftuar në studion e Report TV, tha se kjo nuk është tërheqje, por një strategji e fortë e Policisë së Shtetit për të mos pasur viktima.
Kodi zgjedhor, në nenin 95, pika 1 përcakton se për numërimin e votave, 10 ditë para ditës së votimit të caktohen grupet e numërimit, por KQZ vendosi që këtë çështje ta shtyjë për mbledhjen e radhës ndonëse kanë mbetur rreth një javë kohë nga 30 qershori, datë e dekretuar më herët nga presidenti Meta për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Në një situatë normale zgjedhore do duheshin 4 anëtarë për grupet e numërimit, 2 nga PD dhe 2 nga PS, por projektvendimi i KQZ-së parashikon se për zgjedhjet e 30 qershorit do jenë tre anëtarë, dy të propozuar nga Partia Socialiste dhe një anëtar do të përzgjidhet nga KZAZ me short.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Bora rrit nivelin në liqenin e Fierzës por prodhimi i energjisë mbetet i njëjtë
28 Janar, 14:04
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 23-vjeçari në pikën kufitare të Morinës
28 Janar, 11:11
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kukës/ Bombola e gazit shkrumbon apartamentin në katin e pestë, shpëtojnë 3 familjarët! Po gatuanin, dëme të shumta materiale (VIDEO)
27 Janar, 12:02