Pas shpalljes Non Grata, Milorad Dodik lë gafën e rradhës, refuzoi të bënte foto me përfaqësitë e SHBA-ve (VIDEO)

Pas shpalljes Non Grata, Milorad Dodik lë gafën e rradhës, refuzoi të bënte foto me përfaqësitë e SHBA-ve (VIDEO)

Milorad Dodik

President serb i Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik gjatë një takimi me përfaqësitë e SHBA-ve, ka refuzuar të kryejë procesin e fotove me adiministratoren e Agjensise Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power dhe administratorin e SHBA-ve, Eric Nelson.

Sipas protokollit, anëtarët e e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës duhet të bëjnë foto me të ftuarit para flamujve të shtetit dhe më pas të zhvillojnë një takim, por sipas televizionit local N1 të Sarajevës, Dodik vetëm ka tundur dorën dhe i ka anashkaluar.

Željko Komšić, gjithashtu anëtar i Presidencës së BH-së dhe diplomat boshnjak ka kryer të njëjtin veprim si presidenti, pamjet filmike të veprimit të diplomatit Komsic janë shpërndarë në mënyrë të menjëhershme nga shtypi dhe me një ndërhyrje sërish të menjëhershme është dërguar një version i përditësuar në të cilin nuk shihet ky akt.

Sidoqoftë, Dodik është munduar që të justifikojë veprimin e tij, i cili vlen për t’u përmendur, është cilësohet si shkelje e etikës dhe thyerje e protokollit midis shteteve aq më tepër në përfaqësi perëndimore. Dodik e ka justifikuar veprimin e tij duke thënë se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së protokollit për një fotografim të përbashkët.

"Më vjen keq që Samantha Power nuk pati mundësinë të vizitojë Republikën Srpska dhe nuk mund të besoj se qëndrimi i saj tre ditor nuk mund të përfshijë Srpska në axhendën e saj. Kjo flet shumë për respektin e tyre për institucionet e Republikës Srpska," tha ai pas takimit, duke shtuar se nuk e dinte që protokolli parashikon fotografim të përbashkët.

"Ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes në Bosnje-Hercegovinë dhe paqja është një prioritet. Ne nuk do ta bëjmë statusin e Srpska-s prioritet nëse nuk do të thotë paqe, por është e rëndësishme të theksohet se gjërat që po shohim nuk janë në përputhje me Dejtonin. Marrëveshjet nuk përfaqësojnë demokracinë”, shtoi Dodik.

Gjithsesi, në media veprimi i Dodik është cilësuar si ‘kryeneçësi’ ndaj vendimeve perëndimore dhe shpalljes së tij ‘Non Grata’. Ai tha gjithashtu në një konferencë të posaçme për shtyp se kishte "informacion se Prokuroria e BH-së po gërmon në çështje të vjetra me urdhër të 'amerikanëve', duke u përpjekur të gjejë diçka kundër tij, me qëllim ngritjen e një aktakuze për korrupsion".

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja