Pasi takon ambasadorët, Meta
Ramës: Të hapur për koalicion

Pasi takon ambasadorët, Meta <br />Ramës: Të hapur për koalicion
TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta lë të hapur mundësinë për koalicion me Partinë Socialiste. Deklarata e aleatit të qeverisë aktuale, u bë sot pas përfundimit të takimit me ambasadorët e Bashkimit Evropian, të akredituar në vendin tonë.

Në deklaratën për media që Meta dha pas takimit, iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët sollën në fokus deklaratën e djeshme të liderit të opozitës Edi Rama për koalicion me LSI-në, me qëllim rivendosjen e demokracisë me zgjedhje të lira.

Duke iu përgjigjur kësaj ftese, Meta tha se është i hapur për çdo koalicion, edhe me Partinë Socialiste me qëllim që të ecet para me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ne e respektojmë mendimin e cilitdo. Qëndrimet tona kanë qenë publike dhe do të mbeten të tilla. Ne jemi të angazhuar për të plotësuar të gjitha detyrimet dhe angazhimet tona në këtë mazhorancë dhe në këtë qeverisje dhe jemi shumë të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike, duke përfshirë këtu natyrisht edhe Partinë Socialiste, për të çuar përpara proceset e integrimit evropian, për të miratuar 2 ligjet dhe rregulloren, aq më tepër që ligji për Gjykatën e Lartë është shumë i rëndësishëm edhe për krijimin e Gjykatës Administrative, që kërkohet edhe nga komuniteti ynë i biznesit, nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga investitorët e huaj. Natyrisht që koalicionet e ardhshme do të kenë në themel të tyre votën e qytetarëve shqiptarë”,- deklaroi Meta.

REFERENDUMI PER 3 LIGJET, META: FIRMOSI TAVO PER MUA
Meta foli edhe për miratimin e Referendumit popullor për 3 ligjet shqitpare të cilat janë kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në bashkimin Evropian. Në firmat e vendosura dje, mes Kryeminsitrit, Topallit, ministrave e figurave të tjera politike, mungonte ajo e liderit të LSI-së.

Meta iu përgjigj këtij fakti duke thënë: Firma e zotit Tavo është shumë e rëdësishmë, por këu nuk jemi për të folur për numrin e firmave. Referendumi është një instrument demokratik, kur nuk ekziston mundësia për mënyra të tjera. Eshtë e rëndësishmë miratimi i Rregulores së Kuvendit dhe dy ligjeve, jo vetëm qeveria po edhe opozita duhet të demostrojë frymë bashkëpunimi”, tha Meta.

META SI BE: ZGJEDHJET TEST KYC
Kreu i LSI-së komentoi edhe deklaratat e bëra nga zyrtarë të lartë të BE e veçanërisht komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle i cili i konsideroi zgjedhjet një test kyç për integrimin e vendit.

"BE është i interesuar për të parë zgjedhje transparente...zgjedhjet tona janë edhe të BE përderisa ne jemi të interesuar për t’u bërë pjesë e këtij unioni..janë cilësuar tekst i rëndësishëm dhe i tillë është”, përfundoi Meta.

TAKIMI ME AMBASADORET
Takimi me ambasadorët u mbajt në rezidencën e ambasadës së BE-së në Tiranë dhe në qendër të bisedës ishte situata politike në vend dhe realizimi i zgjedhjeve sipas standardeve për të mundësuar kështu përshpjetimin eprocesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Fillimisht, Meta u takua me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi dhe më pas dhe me ambasadorët e tjerë të BE-së.

ilir meta me ambasadoret takim


ilir meta takim ambasadore
(Foto gjatë takimit me ambasadorët)

DY JAVE ME PARE TROJKA TAKOI RAMEN

Një takim të tillë diplomatët e BE-së zhvilluan edhe me Edi Ramën dy javë më parë dhe në qendër të diskutimeve ishte mbrotja dhe numërimi korrekt i çdo vote të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, por dhe retorikat nacionaliste.

Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia