Pasiguria nga pandemia është e lartë! BSH liston rreziqet e ekonomisë: Marrim masa shtesë nëse situata përkeqësohet

TIRANË- Përsa kohë do vazhdojë pandemia e COVID -19, Banka e Shqipërisë dhe institucionet e tjera nuk bëjnë dot parashikime të qarta për ecurinë ekonomike.

Sipas saj objektivat për këtë vit janë të hartuara mbi supozimin që situata epidemiologjike do të përmirësohet. Një përkeqësim në vend dhe masa të tjera shtrënguese mund të ndryshojnë përsëri politikat monetare në kahun lehtësues, por çdo vendim do merret në varësi të përhapjes së infektimit.

Deri tani të dhënat e pasqyruara në raportin e politikës monetare tregojnë se ekonomia e vendit është përmirësuar ndjeshëm në tremujorin e sezonit veror, por ka pësuar përsëri rënie në muajit e fundit të vitit.

“Pandemia vijon të jetë një sfidë serioze, si për ekonominë shqiptare dhe për atë botërore. Në shumë vende, riprezantimi i kufizimeve në fundin e vitit 2020, frenoi rikuperimin ekonomik të nisur në muajt e verës”, thuhet në raportin e politikës monetare.

Katër janë rreziqet kryesore që evidentohen në një situatë të tillë nga banka, të tilla si, vijimi i kursimit të familjeve, ndryshimi strukturor në ekonominë botërore dhe atë shqiptare, ngadalësimi i rindërtimit dhe proces i ngadaltë i vaksinimit. Sektori që ka vuajtur më shumë nga virusi është ai i shërbimeve, ndërsa gjendja financiare e sipërmarrjes është e qëndrueshme bazuar edhe në rritjen e depozitave nga ata me 30 miliardë lekë në 2020 krahasuar me 2019. Dy sfidat kryesore të qeverisë për këtë vit janë vaksinimi dhe vijimi i politikave ekonomike mbështetëse dhe favorizuese, për të pasur një rimëkëmbje të aktivitetit ekonomik.

Rreziqet për ekonominë
- Vijimi i kursimit të familjeve
- Ndryshimi në ekonominë shqiptare
- Një ngadalësim i rindërtimit
- Vijimi i ngadaltë i vaksinimit/ variantet e reja

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës