MAMURRAS- Një fermer i pasionuar pas pemëve arrin të krijojë krejt i vetëm një pyll jo larg bregut të detit. Ilir Zgjuni nga fshati Adriatik i Mamurrasit ka përfituar disa hektarë tokë sipas ligjit 7 501 dhe për 10 vite me radhë ka mbjellë aty lloje të ndryshme drurësh pyjore.
Aktualisht pylli privat i Adriatikut është 2 hektarë dhe numërohen rreth 12 mijë drurë dhe bimë. Nga oazi i bukur që ka krijuar buzë Adriatikut, Ilir Zgjuni rrëfen për punën e tij unike në Shqipëri.
Lisi, vidhi, shkoza, kregza, varrini, frashëri janë disa nga drurët pyjore që spikasin. Por aty gjen edhe shume pemë frutore.
“Unë e pyllëzova këtë tokë. Kam mbjellë kryesisht pemë autoktone që i mban kjo tokë këtu, siç është frashri, vidhi, plepi bardhë por kam mbjellë edhe pemë dekorative, pishën, dafinën, mimozën. Frashrin e bardhë, vidhin dhe plepin e bardhë ishin pothuajse ne zhdukje dhe unë për t’i patur brezat e ardhshëm dhe brezat e tanishëm i kam kultivuar”, tha Zgjuni.
Ilir Zgjuni nuk i ndal kërkimet, ai shkon vend me vend nga jugu në veri duke shtuar pyllin e tij me ato lloje drurësh që janë drejt zhdukjes në pyjet tona.
“Problemi më i madh këtu është infeksioni nga insektet, ne kemi ngelur me pompe mbi shpinë për ditë e për natë sepse vjen grumbulli majit shkatërron të gjitha pemët. Ne e luftojmë po sidoqoftë ajo është e pamundur me pompa dhe me krahë. Këtu duhet dora e shtetit, jo për mua por për gjithë zonën, për gjithë bregdetin”, tha Zgjuni.
Ky oaz i bukur me pemë ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra vizitorëve vendas dhe të huaj, të cilët madje kanë ngritur edhe çadra pushimi për të qëndruar disa ditë nën freskinë dhe aromën e këndshme të pemëve dhe luleve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO