Këngëtarja e njohur Fifi ka treguar se e bën punën e saj me shumë pasion. Së fundmi ka qenë për një koncert në Shkup, ku ishin mbledhur shumë fansa, por kishin nisur shumë reshje shiu. Por kjo nuk e pengoi që të vijonte performancën.
Ishte partneri i saj Adis Patushi, i cili tregoi se si Fifi zgjodhi të futej në mes të fansave për të performuar dhe të lagej në shi njësoj ata. Edhe vetë këngëtarja ka publikuar fotografi në rrjete sociale ku shkruan:
“E dashuroj muzikën akoma më shumë, kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën.”
Komento