Stuhitë e forta që përfshinë Maqedoninë e Veriut arritën shpejtësi deri në 134 km/h në Shtip dhe 130 km/h në Shkup çka sipas klasifikimit të fuqisë së erës konsiderohet të ketë fuqi uragani.. Numri i emergjencës 112 mori mbi 9 mijë telefonata, ndërsa autoritetet raportuan 11 persona të lënduar.

Në kryeqytet u dëmtuan mbi 100 automjete, u rrëzuan 189 pemë dhe u dëmtuan disa ndërtesa publike, përfshirë Presidencën, disa ministri dhe aeroportin.

Pamjet tregojnë pasojat e lëna nga stuhitë që goditën vendin që nga mbrëmja e së martës


Lajmi kryesor:

Stuhitë godasin Ballkanin,11 të lënduar në Maqedoninë e Veriut, miliona euro dëme në Bosnje dhe përmbytje në Kroaci, Kosova në alarm nga moti i keq