Pasioni për çiftelinë, 14-vjeçarja nga Lezha në gjurmët e të parëve: U frymëzova nga gjyshi për ta mësuar

Pjesën më të madhe të kohës ja kushton çiftelisë, këtij instrumenti muzikor që identifikohet me madhështi trashëgimia dhe e sotmja e kulturës tradicionale shqiptare sidomos ne zonën e veriut. Kjo është Artenisa Përkeqi nga Lezha, e cila që në moshë të vogël është e apasionuar pas çiftelisë.Vajza 14-vjeçare thotë se frymëzimin e ka marrë nga gjyshi dhe po ndjek traditën e tij. 

“Gjyshi luante me çifteli. Po ndjek traditën e gjyshit”, tha Artenisa Përkeqi.

Prej 1 viti është pjesë e ansamblit "Besëlidhja" në Lezhë dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete si valltare dhe instrumentiste, ndërsa në vazhdimësi mban veshjen tradicionale që identifikon Mirditën nga ka origjinën 14-vjeçarja Përkeqi.

“Kam marrë pjesë në disa aktivitete në Korçë, Tiranë. Nuk është e vështirë. Unë e bëjë këtë me shumë dëshirë. Kjo është veshja e Mirditës. Simbolizon origjinën e Mirditës”, tha Artenisa Përkeqi.

Pavarësisht gjinisë Artenisa Përkeqi ka vendosur ta thyeje tabunë e të vazhdojë rrugëtimin e saj me çifteli.

“Gjyshi luante me çifteli. Po do ndjek traditën e gjyshit. Pasioni im”, tha Artenisa Përkeqi.

Në Lezhë janë 65 fëmijë pjesë e ansamblit folklorik të qytetit, të cilët po mësojnë çiftelinë. Profesori i tyre Llesh Prenga thotë se këta fëmijë e kanë pasion këtë instrument muzikor dhe janë mjaft premtues për të ardhmen.

“Me thënë të drejtën është shumë premtuese. Ka dhe vëllain, djalin e axhës së vetë, që janë angazhuar në asamblin e fëmijëve në Lezhë. Veç çiftelisë është dhe valltare e këngëve folklorike. Ka mbi 1 vit e gjysmë që ka nisur të aktivizohet. Kanë marrë dhe çmime të para. Kanë marrë dhe trofeun. Ka dhe femra të tjear që ndjekin çiftelinë, 6 në Lezhë, 8 në Shën Koll. Janë më aktive se djemtë, madje përveç çiftelisë kanë edhe vallen. Me thënë të drejtës që ka hyrë pjesa folklorike. Rinia u largua shumë në 92’, por ka 15 vite që është ringjallur. Më vjen mirë që ka dhe vajza të angazhuara. Çiftelia është vegël e gegnisë”, tha Llesh Prenga.

Në këtë mënyre fëmijët në Lezhë po mbajnë gjallë traditën folklorike te të pareve, e cila për fat të keq vitet e fundit është sfomuar gjithnjë e më shumë.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit