Pasioni, vështirësitë dhe sfidat e kampionit të Ballkanit në Xhudo/ Ambicia e rradhës ‘ Tokio 2021’: Kam katër vite që e pres këtë ditë, do shënohet në historinë e sportit shqiptar’ …

TIRANË- Indrit Çullhaj është kampion Ballkani në sportin e Xhudos dhe renditet në 27 sportistët më të mirë në botë në fushën e këtij sporti. Në një intervistë në ‘’ Rreze dielli’’ ai tregoi për ambiciet e rradhës në kompeticionin e 'Tokio 2021' dhe sakrificat për të qënë kampion dhe për të mos humbur asnjë ndeshje.

Mirëpo rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e thjeshtë për 24-vjeçarin, i cili shprehet se vetëm kohët e fundit ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti, edhe pse ka 12 vite që merret me këtë sport, pas 10 vitesh nuk kishte marr asnjë herë rrogë nga shteti i tij:

”Unë kam 78 medalje të para pa numëruar të dyta, të treta, 12 vjet kampion i vendit, 3 herë kampion ballkani, dhe shumë e shumë rezultate të tjera dhe kam 10 vite që s’kisha marr mbështetje. Sot kam një mbështetje nga ministria e mbrojtjes si sportist elitar” u shpreh ai.

Atë e presin edhe disa gara të tjera, ku më e fundit do të jetë pas 10 ditësh në Izrael ndërsa ambicia më e madhe mbetet ‘ Tokio 2021’:

‘’ Është një lajm shumë i madh sepse asnjeri deri më sot në Shqipëri nuk e ka arrit me pikë. Nuk e di për të gjithë sportet, por mund ta them me të gjithë gojën që asnjë nga sportet nuk ka shkuar me pikë, kanë shkuar me ftesë, ti kesh mbërritur garat për 4 vjet rresht me pikë, e të mbërrish këtu ku jam. Shpresoj te realizohet dhe do të jetë diçka e madhe që do shënohet në historinë e sportit shqiptar. Kam katër vjet që e pres këtë ditë’’ tha Indrit  Çullhaj.

Ndërsa folëm edhe për sportin e Xhudos, si një sport i cili ofron disiplinë  të rreptë që pasqyrohet më pas edhe në jetën e përditshme të gjithëkujt që e praktikon atë.

‘’ Është sport me disiplinë të madhe prandaj dhe arrin rezultate”, tha ai.

Sakrificat për të qënë kampion kanë qenë të shumta dhe njëherë tregojnë se rruga drejt suksesit nuk është e lehtë, ndërs fliste për këtë Indriti tregoi një ndër momentet më të ëvshtira për të, gjatë një kompeticioni:

‘’Unë kam bërë shumë sakfrificë me trupin tim, nuk harroj një ditë që është shumë për tu përmendur, 5 kile brenda ditës, ska për të ndodhur ndonjëherë se nuk isha në formë për garë. Dhe ka qenë shumë problem. Kam bërë vrap, kam bërë sauna, kam bërë xhudo, kam bërë spring, i kam bërë të gjitha dhe kjo ishte dita më e vështirë”përfundoi ai.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip