TIRANE -  Banorët e komunës Paskuqan protestuan mëngjesin e sotëm për mungesën e energjisë elektrike. Banorët bllokuan për gati 1 orë rrugën që lidh këtë komunë me qendrën e Tiranës. Ata kishin vendosur 2 makina dhe nuk lejonin lëvizjen e mjeteve në këtë aks rrugor.
 
Banorët thonë se një pjesë e tyre janë pagues të rregullt të faturës së energjisë elektrike dhe është e padrejtë që të dënohen me ndërpreje të energjisë. “Kemi 2 muaj pa energji elektrike, vijnë vetëm 2-3 orë në ditë bën të ditur një protestues për tv A1 Report.

Gjatë mbrëmjes së djeshme banorët në zonën e Kombinatit në kryeqytet kanë protestuar sërish për mungesën e energjisë elektrike. Për të katërtën ditë në Kombinat mungon furnizimi me energji elektrike, çka rrjedhimisht ka sjellë edhe mungesën e ujit të pijshëm.

(sg/shqiptarja.com)