Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi sot vazhdimin e shpërndarjes së bazës ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e prekura nga reshjet e forta të ditëve të fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri sqaroi se shpërndarja po kryhet pas verifikimeve në terren dhe vlerësimit të nevojave të evidentuara tek fermerët dhe blegtorët e prekur nga situata.
"Ti nuk do të jesh kurrë vetëm" shkruajti Salla në Facebook.
Sipas tij, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon punën në terren jo vetëm për të garantuar asistencë por dhe për të adresuar nevojat emergjente të fermerëve dhe blegtorëve.
Verifikimet në terren, sipas tij, po vijojnë me qëllim evidentimin e plotë të situatës dhe mbështetjen e çdo fermeri dhe blegtori të prekur.
Komente










