82 banesa dhe një pallat janë bërë të pabanueshme në Durrës si pasojë e dëmeve të pësuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë më 21 shtator. Nga bilanci paraprak po ashtu shpjegohet se edhe 111 banesa të tjera janë dëmtuar rëndë në të gjithë Durrësin. Qyteti bregdetar ka qenë më i prekuri nga lëkundjet për shkak të afërsisë me epiqendrën e tërmetit. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare nga bashkia e Durrësit.
Pallati që është pas mbikëqyrjes është shpallur i pabanueshëm është në sektorin 'Iliria' dhe është ndërtuar në vitin 2010. Këtij pallati i janë vënë edhe shiritat bllokues pasi ka dëmtime të shumta në strukturë dhe rrezikon jetën e banorëve.
Gjeografia e shpërndarjes së shtëpive të pabanueshme është e përqendruar kryesisht në 3 njësi administrative Manëz, Sukth dhe Katund i ri me respektivisht 27, 24 dhe 19 shtëpi. Dëme janë regjistruar edhe në Rrashbull ku janë 13 shtëpi të dëmtuara dhe në Ishëm 7 shtëpi.
Në terren janë, 16 grupe vlerësimi në Durrës dhe 5 njësitë administrative, në përbërjen e secilit është një inxhinier ndërtimi. Këto grupe po bëjnë vlerësimin në çdo banesë të prekur nga tërmeti për të dalë më pas me një faturë përfundimtare të dëmeve në banesa e biznese.
Tërmeti i rënë më 21 shtator ishte i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, dhe është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ 2 të arrestuar pas sherrit dhe të shtënave me armë në lagjen 15! Në kërkim një tjetër
26 Dhjetor, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
Keto nuk jane demtime pallatesh,por shtesa te paligjeshem pallatesh,pa projeke e kushte teknike zizmologjike,asnje qindarke demshperblim nga shteti.Cdo gje nga xhepi, vetem keshtu mund te mesojne kundervajtesit e ligjit.
PërgjigjuMerrjani parate ndertuesit.
Përgjigju