Sërish lëkundje tërmeti/ U ndje në disa qytete, ja ku ishte epiqendra, sizmiologu: Është proces normal...

Katër ditë nga tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin tonë, lëkundje të tjera janë ndjerë në afërsi të Kepit të Rodonit.

Lëkundja më e fortë e datës së sotme ka qenë me magnitudë 3.8. Kjo lëkundje është ndjerë rreth orës 01:24 të natës, ndërsa epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësi, Pranë Kepit të Rodonit. Kjo lëkundje është ndjerë në disa qytete, kryesisht, Durrës, Krujë, Kamëz e Tiranë.

Po ashtu lëkundje më të lehta kanë rënë deri në orët e para të mëngjesit. Rreth orë 04:29 një tërmet ka rënë në Ballsh, shumë kilometra larg 'vatrës' së nxehtë të lëkundjeve të ditëve të fundit.

Ndërkohë në një lidhje telefonike për Report TV, sizmiologu, Rrapo Ormëni është shprehur se rreziku i madh ka kaluar dhe lëkundjet që ndihen tani, janë pasgoditje të tërmetit.

"Procesi ka vijuar, kemi theksuar se pas goditjet vijojnë. Kjo është normale. Më e madhja ka qenë 3.8. Është ndjerë në zonat afër epiqendrës. Është proces i zakonshëm nuk ka gjë për tu shqetësuar, këto ndihen më së shumti në zonat rrethuese. Deri sa të vendoset ekuilibri." ka thënë Ormëni.

Më datë 21 shtator  Shqipëria u shkund  nga 25 lëkundje tërmeti. Tërmeti i parë me magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit.

108 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë paraqitur në spitalet e Durrësit dhe Tiranës për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që mes tyre ka qenë  edhe një turist i huaj.

Në të gjithë vendin janë dëmtuar 563 banesa, ndërkohë që 28 pallate kanë pësuar plasaritje por pa rrezik për shembje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave