Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, projekti i qeverisë Rama për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Albania”, është abuziv. Sipas tij është një tjetër mënyrë për të shpërdoruar miliona nga paratë publike.

Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe!

Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri "Pasqyra Albania" si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre. Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve për "Pasqyra Albania", në të cilën, sipas tij, qytetari do të mund të ndjekë ankesën apo kërkesën e tij. Natyrisht, pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës, e cila do t'u shërbejë qytetarëve aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritar”, thotë Berisha.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55

    Si po menaxhohet situata me zjarret?