Pastiçieri nga Durrësi që ëmbëlson 
Italinë, në garë për më të mirin /VD

Pastiçieri nga Durrësi që ëmbëlson <br />Italinë, në garë për më të mirin /VD
Mario Peqini është shqiptari 28-vjeçar që ëmbëlson Italinë. Por ndonëse është një nga pastiçierët më të mirë, ai është dhe një nga konkurrentët në emisionin “Il più grande Pasticcere” që transmetohet në Rai2. 

Në puntatën e parë, djali nga Durrësi, ka arritur të kalojë në raundin tjetër, e ndërsa në fund mes 30 konkurrentëve do të dali pastiçeri më i mirë i Italisë. Mario Peqini prej kohësh e konsiderojnë si artistin e pastiçerisë me një kurrikulum të pasur që do t’ia kishte zili edhe një profesionist i fushës së tij në prag pensioni.

Prej disa vjetësh është shef i repartit të ëmbëlsirave në një prej restoranteve më të vlerësuara në Itali, “Il luogo di Aimo e Nadia” në Milano. Mario ka shkruan në Milano nga Durrësi me familjen kur ishte vetëm 13 vjeç. Ka ndjekur një shkollë hotelerie dhe u diplomua si kuzhinier teknolog. 

Më pas u njoh me Aimo Moronin ku nisi të punojë menjëherë pas studimeve. Disa vite më vonë ai nisi studimet në institutin e arteve kulinare Etoilè në Chioggia. Ka punuar edhe krah Roberto Rinaldinit, pastiçier i njohur në Itali, për të përfunduar si shefi i pastiçerisë së restorantit prestigjioz milanez “Il luogo di Aimo e Nadia”.
 
 

Il martedì tutto è possibile, anche scoprire quando torna Il Più Grande Pasticcere. Dal 27 ottobre in prima serata su Rai2 con Roberto Rinaldini, Leonardo Di Carlo, Luigi Biasetto e Iginio Massari.#IlPiùGrandePasticcere

Posted by  on 2015-10-13
 
 

Il maestro Iginio Massari saluta i 10 pasticceri in gara. ⬇Grazie a tutti per essere stati con noi. ^_^L'appuntamento è per martedì prossimo, stessa ora stesso canale Rai2#IlPiùGrandePasticcere con Luigi Biasetto, Roberto Rinaldini, Leonardo Di Carlo

Posted by on 2015-10-27


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos