Pastori sfidon Donald Trump, e
ndalon të flasë për politikë

Pastori sfidon Donald Trump, e<br />ndalon të flasë për politikë
Pastori i një kishe në Miçigan  ndalon kandidatin Trump që të flasë për politikë dhe të kritikojë  rivalen e tij. Trump i cili këtë të mërkurë ishte në një kishë në Miçigan iu kërkua që mos të mbante një fjalim politik.

“OK, ok, kjo është gjë e mirë”, u shpreh Trump.

Më pas ai nisi të fliste për krizën e ujit në Flint duke mos harruar të përfshinte edhe pak politikën. 

Flinti u bë i famshëm në fillim të këtij viti për një arsye negative, pikërisht krizën e helmimit të ujit. Kandidati republikan shkoi atje për të dhënë mbështetjen e tij dhe zgjodhi Kishën Metodiste në këtë qytet me shumicë banorësh me ngjyrë, si vazhdim i përpjekjeve të tij për të afruar këtë pjesë të elektoratit. 

Por vendosmëria e pastorit ishte edhe më fortë duke përsëritur se e kish thirrur kandidatin në shenjë falenderimi për atë çka kish bërë për komunitetin e jo për politikë.

Ndërsa sa i përket fushatës presidenciale CNN thotë se Trump është në avantzh në Florida duke siguruar 47 % të votave. Por përballja me ish sekretaren është kohë më kokë ndërsa nda ndajnë pak javë nga zgjedhjet presidenciale.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri