Me një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata pritet që të shqyrtojë në ditët në vijim kërkesën për vendosjen e sekuestros prenventive për të gjithë pasuritë e ish-gazetarit, tashmë deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza.
 
Kërkesa është përpiluar në bazë të ligjit “Antimafia”, pasi ka dyshime se Peza ka pastruar para, duke mos qenë në gjendje të justifikojë pasurinë 1.1 miliardë lekë, të investuara këto në aksione pranë një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.
 
Veç kësaj, Prokuroria mësohet se i ka kërkuar ngrirjen edhe të disa pasurive të tjera në pronësi të ish-gazetarit Alfred Peza. Ky i fundit tashmë po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme për akuzën e fshehjes së pasurisë.
 
Me sa duket ky hetim ka vënë në lëvizje dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila paralelisht me akuzën qendrore, ka nisur një hetim për pastrim parash, duke kërkuar njëherësh në gjykatë bllokimin e pasurisë së deputetit Peza, me argumentin se ajo mund të tjetërsohet duke u shitur tek persona të tjerë.
 
Sipas prokurorisë ky është rasti i dytë që kërkojnë sekuestrimin e pasurive të funksionarëve të lartë shtetërorë, duke përmendur rastin e parë, atë të ish-deputetit Mark Frroku.
 
Nga ana tjetër Alfred Peza, ka këmbëngulur se pasurinë që e disponon e ka vendosur si rezultat i punës së tij si gazetar dhe kursimet e tjera të bashkëshortes.

Deputeti i PS me pasuri 1.1 miliard lekë​
Kërkesa është përpiluar në bazë të ligjit “Antimafia”, pasi ka dyshime se Peza ka pastruar para.  

Gjatë dëshmisë para prokurorëve, Peza nuk ka qenë në gjendje të justifikojë pasurinë 1.1 miliardë lekë, të investuara këto në aksione pranë një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com