Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa panë nga afër punën që po kryhet për pastrimin e kanalit kullues në Golem të Madh. 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Rehabilitimi i këtij kanali shërben për kullimin e një sipërfaqeje prej 50 hektarësh si dhe i vjen në ndihmë edhe fermerëve të zonës për vaditjen e tokave të tyre bujqësore në këtë stinë të nxehtë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lushnje! Pamë nga afër punën që po kryhet për pastrimin e kanalit kullues në Golem të Madh. Rehabilitimi i këtij kanali shërben për kullimin e një sipërfaqeje prej 50 hektarësh si dhe i vjen në ndihmë edhe fermerëve të zonës për vaditjen e tokave të tyre bujqësore në këtë stinë të nxehtë.