Pastrimi i liqenit të Fierzës ka nisur gjatë ditës së sotme në zonën e Luginës së Drinit, ku ndërhyrja me anije ekologjike është fokusuar në largimin e mbetjeve urbane dhe plastike të sjella nga prurjet e fundit.
Sipas autoriteteve, aksioni pritet të zgjerohet edhe në bregun përballë fshatit Breg-Lumë në ditët në vijim, si pjesë e një plani më të gjerë për pastrimin e sipërfaqes ujore dhe mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë.
Ndërkohë, Drejtoria e Shërbimeve Komunitare ka publikuar pamje nga operacioni në terren, ku shihet puna për heqjen e mbetjeve dhe përmirësimin e kushteve mjedisore.
Lajmi kryesor:
Ndotje mjedisore në Kukës, liqeni i Fierzës mbulohet nga shtresat e mbeturinave (VIDEO)
Komente









