‘Pastrimi i parave 'ulëret' në çdo lagje të Tiranës’ Meta: Këtë nuk e sheh vetëm SPAK-u

Pastrimi i parave "ulëret" në çdo lagje të Tiranës dhe kjo gjë nuk shihet nga SPAK. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot nga mbledhja e Kryesinë Politike të PL.

Meta tha se SPAK ka frikë që të përmend kryeministrin dhe kryebashkiakiun Erion Veliaj.

“Pastrimi i parave "ulëret" në çdo lagje të Tiranës, ku çdo ditë hapet një kantier i ri ndërtimi, duke shkatërruar një park, duke asgjësuar një lulishte, duke rrëmbyer dhe tjetërsuar prona e ligjshme të qytetarëve të Tiranës.  Këtë lavatriçe gjigande të pastrimit të parave, nuk e sheh vetëm SPAK-u i Ramaformës, që ka frikë t'i përmendë emrin jo vetëm Edi Ramës, por edhe Erion Veliajt, që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës dhe nuk do t'ia dijë për rritjen e kostove të jetesës së qytetarëve në mënyrë marrëmëndese , por vetëm si të vazhdojë të vjedhë me inceneratorin fantazmë dhe të shtojë i pashqetësuar milionat në llogaritë e veta bankare me kompanitë kriminale të tipit 5D”, tha ai.

Meta theksoi se duhet që të vijohet me vendosshmëri deri në largimin e kryebashkiakut Veliaj.

“Ndaj edhe rrethimi demokratik, i  këtij kryehajduti, do të vazhdojë me vendosmëri, deri në largimin e tij me çdo çmim, nga bashkia e Tiranës, dhe rikthimin e këtij institucioni në duart e qytetarëve të Tiranës.  Deri në momentin kur nëna Liza do të ulet në karriken e tij. Dhe, po nuk veproi SPAK do të veprojnë qytetarët.  Këtë model të narko-ekonomisë që e ndërtuan në Tiranë, Edi Rama me benjaminin e tij, pra Prindi 1dhe Prindi 2, po kërkojnë ta eksportojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë