Gjatë një deklarate për shtyp, në kuadër të “Javës së Tokës”, ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi, dha mesazhin gjatë punës për pastrimin e plazhit në Vilë Bashtovë të Rrogozhinës, duke thënë se gjatë gjithë sezonit turistik Shqipëria do të jetë shumë më e pastër.
Ministri Klosi tha se puna e bërë gjatë këtyre ditëve do të vijojë edhe pas datës 22 prill për të mbajtur pastër çdo plazh gjatë sezonit turistik. Lidhur me problematikat e tjera mjedisore kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se do të punohet intensivisht në çdo plazh, falë edhe një plani të detajuar me prefektët dhe kryetarët e bashkive.
Ministri Klosi së bashku me forcat e armatosura, punonjës të Bashkisë Rrogozhinë, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Inspektoritatit të Mjedisit dhe vullnetarë të shoqatave mjedisore, pastruan bregdetin e njërës prej zonave më të virgjëra në detin Adriatik.
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini garantoi ministrin Klosi se:
Puna për pastrimin e plazhit dhe territorit në bashki do të vijojë me të njëjtin ritëm edhe gjatë javës së ardhshme. Bashkia e Rrogozhinës do të jetë një ndër bashkitë model për këtë sezon turistik.
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini
Mesazhin e punës në vijim e dha edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari e cila ndoqi nga afër të gjithë punën për “Javën e Tokës” në këtë qark.
Plazhi i Vilë Bashtovës është pjesë e planit të pastrimit për qarkun e Tiranës ku prej datës 16 prill punohet çdo ditë në 12 segmente të përcaktuara më parë.
Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari
Së bashku me prefekten dhe kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, kemi ardhur për të pastruar plazhin e Vilë Bashtovës. Me ne janë bashkangjitur një grup shumë i mirë i Forcave të Armatosura dhe po ashtu, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe Inspektoriati i Mjedisit. Kemi edhe ndihmën e një grupi të aktivistëve të shoqatave mjedisore për të dhënë një mesazh të qartë që të gjitha plazhet e Shqipërisë do të duhet jo vetëm të pastrohen në aksionin tonë “Të pastrojmë Tokën që duam”, por të jenë pjesë e një situate krejt tjetër gjatë gjithë sezonit turistik. Jemi në një plazhet më të virgjëra të detit Adriatik, në një nga plazhet që gjatë verës ka një frekuentim shumë interesant. Është një pikë ku e gjithë Shqipëria mund të afrohet në këtë plazh dhe prandaj puna e madhe e bërë nga Bashkia e Rrogozhinës por edhe puna që po bëjmë ne sot, është një punë për të pastruar dhe për të dhënë mesazhin që gjatë gjithë sezonit turistik Shqipëria do të jetë shumë më e pastër. Falë edhe aksionit “Pastrojmë Tokën që duam”, ne arritëm që të dëshmojmë që Shqipëria mund të jetë shumë e pastër dhe sezoni turistik në vitin 2018 do të jetë sezoni më i pastër turistik. Padyshim ka shumë punë të tjera në këtë plazh që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe sigurinë e plazhit, ka të bëjnë me derdhjen e ujërave të zeza, kanë të bëjnë me problematikat mjedisore të vetë plazhit dhe gjithë bregdetit por për të gjitha këto së bashku me prefektët dhe kryetarin e bashkisë kemi një plan të detajuar që gjatë gjithë sezonit të verës do të kemi një punë intensive në çdo plazh të vendit.
Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi
"papuqe guqi" tu pastru . lol
PërgjigjuMos mi lodhni keto skupare me bluza Gucci se jan gjynah
Përgjigju