SHKODER- Inspektoriati i Kombëtar i Mbrotjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Bashkinë Shkodër kanë nisur aksionin për pastrimin e hapësirës së liqenit të Shkodrës nga objektet e paligjshme.
Aksioni konsiston në heqjen e pinarëve dhe dajlanëve të cilët jane vendos pa leje nga peshkataret.
Ky aksion do të vijonjë për disa ditë, ndërkohë sipas drejtorit të IKMT Emiljan Nika përveç hapësirës në liqenin e Shkodrës aksioni do të vijojë edhe në ujërat e lumit Buna, pranë zonës së Dajlanit.
"Kemi nisur ndërhyrjen për të bërë lëvizjen e të gjitha strukturave. Aksioni do të vijojë për disa ditë. Nga viti I kaluar të gjitha strukturat që ndodhen të vendosura në liqenin e Shkodrës nuk janë të pajisura me lejet përkatëse dhe prandaj po bëhet ndërhyrja pasi janë të paligjshme' tha ai.
Kjo eshte nderhyrja e pare zhvilluar në liqenin e Shkodrës përballë një abuzimi prej vitesh.
-
Hiqni dhe ndonje rrjete te grisur, te mbetur ne taban te liqenit,jane vdekjeprurese per peshqit.
Përgjigju-
ata, nuk kane marre gjoben kete vit nga peshkataret prandaj ua kane hequr, sa te behet pagesa e radhes do ti vene perseri.
-
-
Edhe te ura e buners se ka penges
Përgjigju









Komente
Komento