Pastrojnë Tiranën nga kanaçet
Bashkia kundër komunitetit egjiptian

TIRANE - Pastrojnë Tiranën në vend të Bashkisë dhe jo vetem që nuk vlerësohen por gjobiten. Policia Bashkiake nuk lejon rreth 3 mijë banorë të komunitetit egjiptian që të mbledhin lëndët plastike dhe kanaçet që kryeqytetasit hedhin cepave të rrugëve, një aktivitet ky me të cilin ata nxjerrin bukën e gojës.

Ky komunitet ka protestuar pranë ish-Uzinës Dinamo e Re kundër sekuestrimit të karrocave të tyre nga ana e Policisë Bashkiake, duke deklaruar se ky vendim është i pa drejtë.

“Protestoj se në rradhë të parë nuk kanë ku të hanë kalamajtë e mi. Jam vetë i gjashtë. Ku të shkoj? Ku të mbytem? Nuk jam veç unë. Nuk janë veç gabelët, por janë edhe të dorës së bardhë. Luftojmë që të nxjerrim çapën e bukës për kalamajtë. S’kemi ku të shkojmë, të bijmë nëpër burgje, të vjedhim magazinat, të vjedhim ndonjë dyqan”, tha një prej tyre në mikrofonin e TV A1Report.

“Policia Bashkiake ne na merr edhe kanoçet edhe bidonat. Na ka marrë edhe karrocat. Na kanë rrahur”, ka dëshmuar një tjetër person. Kryetari i Shoqatës Egjiptiane, Behar Sadiku, deklaron se këto veprime janë të papërgjegjshme.

Komuniteti egjiptian tregon se ne zgjedhjet e fundit ka votuar për kryebashkiakun Lulzim Basha pas premtimit të tij për vende pune dhe shtëpi. Deri tani jo vetëm që këto premtime nuk janë mbajtur por ky komunitet që jeton mes vështirësive të shumta po pengohet edhe në kryerjen e një aktiviteti që në fakt është detyrë e vetë administratës së Tiranës: pastrimi i qytetit.

(kz/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin