Ish-ndihmësi i Gianni De Biasit, Paolo Tramezzani, mund të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares shqiptare.
 
Emrin e tij e zbuloi presidenti i FSHF, Armando Duka, gjatë konferencës për shtyp së bashku me Gianni De Biasin, i cili prej ditës së sotme nuk është më në krye të pankinës kuqezi.
 
Duka tha se trajneri aktual i Luganos e njeh mirë kombëtaren shqiptare, pasi ka punuar për disa vite si ndihmës i De Biasit.
 
“Kurrë mos thuaj kurrë. Sigurisht që Paolo Tramezzani mund të jetë një alternativë për drejtimin e kombëtares”, u shpreh Duka.  

Gianni De Biasi njoftoi sot ndërprerjen e kontratës me FSHF dhe largimin nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com